Kriza në PD, Patozi: Zgjidhej me gjykatë ose vetëgjyqësi

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se fakti që dy fraksionet e PD-së kanë përfunduar në gjykatë, nuk është lajm i keq.

“Gjykata ose vetëgjyqësia ishin rrugët e vetme. Kemi të bëjmë me dy formacione politike të ndryshme dhe si të tilla, ndarja është e pashmangshme. Por, ndarja nuk është fundi i botës.

Antagonizmi i dy palëve ka arritur pika groteske. Po t’i dëgjosh, sot kanë shkuar aq larg sa nuk do të çuditesha po të bënin njëri-tjetrin edhe vrasës të Avni Rustemit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi dëgjuar që Basha ka shitur detin, që Berisha ka rrahur ish-krerët e PD-së, që Berisha është ish-komunist i pandreqshëm. Këtu kemi të bëjmë me degradim. Po degradon një politikë arkaike që nuk ka asnjë raport me të vërtetën”, tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?