Kriza në Ukrainë, Merkel-Obama: Nëse nuk zgjidhet me diploamci do përdoret ushtria
Kriza në Ukrainë duket se do zgjidhet në mënyrë ushtarake. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania bien dakord që kriza në Ukrainë duhe të zgjidhet në rrugë diplomatike, por nësë kjo dështon, atëherë do të shihet mundësia e zgjidhjes së armatosur. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Obama dhe kancelarja Merkel nënvizuan gjithashtu se gjatë kohës së negociatave dhe bisedemve të paqes, sansksionet ndaj Rusisë do të qëndrojnë në fuqi.
“Ne po e bëjmë sërish të qartë sot se nëse Rusia vazhdon në rrugën e saj aktuale, e cila po shkatërron ekonominë ruse dhe po dëmton popullin rus, por mbi të gjitha po ndikon në mënyrë të tmerrshme në Ukrainë, izolimi i saj do të përkeqësohet jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht, deklaroi Obama.
Ndërkohë Merkel përsëriti pikëpamjen e saj kundër zgjiidhjes ushtarake të konfliktit , pavarësisht unitetit të deklaruar nga Obama për këtë cështje.
“Pavarësisht të gjitha pengesave, ne do të vijojmë rrugën tonë diplomatike. Këto ditë do të shohim nëse të gjitha palët janë të gatshme apo kanë vullnetitn për të negociuar një zgjidhje paqësore” tha ajo.
Përpjekjet e fundit diplomatike vijnë teksa Ukraina është përfshirë nga luftimet intensive dhe gjithashtu pas telekonferencës mes Merkel, presidentit francez Hollande, presidnetit rus Putin dhe atij Ukrainas Petro Poroshenko. Katërshja diplomatike do të takohet të mërkurën në Minsk të Bjellorusisë me qëllim arritjen e një armëpushimi si një zgjidhje afatshkurtër e cila do të frenonte humbjet e përditshme të jetëve.
Deri tani 5 mijë persona besohet se kanë mbetur të vrarë në afërsisht një vit konflikt në lindje të Ukrainës.