Kriza nga pandemia, Vojo Bregu: Programi i LSI për rimbursimin e shpenzimeve do stimulojë konsumin

Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, njëherësh dhe kandidat i kësaj partie për deputet në Qarkun e Tiranës, Vojo Bregu, thekson se pandemia e koronavirusit që preku dhe vendin tonë më shumë se një vit më parë, ka qenë një goditje e rëndë për ekonominë shqiptare.

Përmes rrjeteve sociale, Bregu thekson se ata që e kanë ndjerë më së shumti këtë goditje janë buxhetorët, familjet, nëpunësit e thjeshtë të cilët janë detyruar të ulin konsumin bazë.

“Pandemia ka qenë një goditje e rëndë për ekonominë shqiptare. Ata që e kanë ndjerë më së shumti këtë goditje janë buxhetorët, familjet, nëpunësit e thjeshtë të cilët janë detyruar të ulin konsumin bazë.

Programi i LSI për rimbursimin e shpenzimeve do stimulojë konsumin dhe do lërë më shumë para në xhepat e qytetarëve, njëkohësisht ai do nxisë fiskalizimin duke bërë të mundur që çdo konsumator ta kërkojë vetë faturën fiskale. Voto 6, LSI-së, voto kandidatin me numër 25!”, deklaroi në reagimin e tij, kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Tiranës, Vojo Bregu.

SHKARKO APP