Krizat dhe fatkeqësitë dëshirë e çdo Diktatori, për të forcuar autoritetin e tyre personal

Engjëll Musai (Drejtor i gazetës Telegraf)

( Ja çfarë duhet ti kërkojnë qytetarët dhe taksapaguesit kryeministrit Rama dhe deputetëve të parlamentit )

Në Shqipëri sipas specialistëve të epidemiologjisë ka arritur “kurba e sheshte” e të prekurve me coronavirus me shpresën se rritja e temperaturave të këtyre ditëve do ta ndihmojë edhe më shumë situatën deri në eleminimin e plot të rasteve me covid-19, pavarsisht se ka edhe opsione të tjera mbi shtimin e të prekurve dhe zgjatjen e gjendjes së jashtzakonshme. Sipas studimit më të fundit të njërit prej ekspertëve më të mirë britanik të bëra pubike 24 orë më parë thuhet se nxehtësia e shkatërron virusin, ndaj Profesori Peter Ompenshaë i Imperial Colege në Londër rekomandon që njerëzit të marrin ca rreze dielli, pasi ato dëmtojnë materialin gjenetik të patogjenit. Është koha që qytetarët duhet të mësohen të bashkjetojnë për një periudhë të gjatë me këtë virus. E në lidhje me virusin e covid-19, apo virozën stinore ka shumë teori dhe se mendojë që do të ketë analiza të tjera nga ekspertë zëri i të cilëve po mbytet qëllimisht. Kjo pasi në këtë situatë ata që e krijuan këtë gjëndje të vërtetë apo të pavërtetë për të përligjur qëllimet e tyre ekonomiko-financiare do të vazhdojnë ta mbrojnë deri në arritjen e qëllimit final. Fakti që njërzit kudo në botë po “rrebelohen” dhe shumë qeveri nuk ju nënshtruan “grackës covid-19” duke filluar aktivitetin normal tregon se mafia ekonomiko-financiare dhe oligarkët e trazuan jo pak botën. Kina doli nga kolapsi për 1 muaj, Australia për 20 ditë edhe pse antenat i mbane të ndezura, Danimarka vazhdon jetën normale por vetëm me kujdesin që kërkohet në raste të çdo viroze gripalë madje duke hapur këtë javë edhe shkollat dhe kopshtet, Austria filloj aktivitetin ditën e henë, vetëm me 1 muaj përkujdesje. Nga ana tjetër vendet nordike vazhdojnë aktivitetin normal, ashtu sikurse edhe Lindja, Japonia, Azia me Indinë mbi 1.3 miliard banorë, Amerika Latine, Afrika etj. Atëherë si ka mundësi që vetëm në zemër të Europës dhe dy apo tre shtete të SHBA ndodhi një situatë e tillë kaotike ?! Kush është e vërteta që fshihet pas saj ?! Po diskutojmë për një viroz që duke qëndruar dy jave në shtëpi në karantinë, edhe po je i prekur ky virus u vetshkatërroka. Fakti që moshat e vjetra u bënë “kurban” dhe u përdorën si pretekst për të goditur ekonomitë e vendeve të futura në zonën e kuqe tregon përtej teorive konspirative se diçka nuk shkonë dhe se disa të tjerëve në arenën botërore u ka interesuar kjo situatë pasojat e së cilës do i vuajnë qytetarët të cilët do varfërohen dhe në kurriz të tyre oligarkët do super pasurohen. E themi këtë sepse nëse situata është e rëndë dhe OBSH (Organizata Botërore e Shëndetsisë) paska paralajmëruar që në 5 janarë të gjitha vendet anëtare të saj për virozën që po qarkullon duke u kujtuar këtyre vendeve marjen e masave të përcaktuara sipas portokolleve përkatse. Atëherë lind pyetja: Pse u nënvleftësuan marrja e këtyre masave nga qeveritë e disa shteteve?! Fakti që Gjermania dhe shumë shtete të tjera vepruan në kohë, tregojë se edhe pasojat i kanë më të vogla në ekonomitë e tyre. Ato vende mes të cilave edhe Shqipëria i morrën masat me vonesë dhe të mbyllnin kufijtë pasi virusi ishte përhapur, bëri që vendi ynë me një popullsi të vogël dhe kushte klimaterike të papërshtatshme për virozat, të pësoi një goditje në financat e bizneseve dhe ekonominë private dhe atë shtetrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku është Shqipëria me situatën Covid-19 dhe pasojat prej saj?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria e po e kalonë këtë situatë shëndetsore me rreth 26 persona që kanë humbur jetën deri tani dhe 520 të prekur deri në mbrëmjen e 16 prillit. Të mos harrojmë se në Shqipëri në 1 vit ka rreth 10 mijë persona që humbasin jetën dhe vetem për vitin 2019 në vendin tonë ka pasur mbi 11800 të vdekur. Situata në Shqipëri u trajtua me dorë të ashpër nga qeveria për shkak të neglizhencës në momentet e para nga ana e saj. Dhe kjo ka të bëjë me faktin që mijra shtetas shqiptar, italian deri në Kinën e largët u lejuan të hynin e dilnin në vendin tonë, ndërkohë që në 5 janar 2020 OBSH kishte dhënë alarmin. Arsyeja pse u realizua kjo shtërngesë ndaj qytetarve e shoqëruar më masa ekstreme, si nxjerja e autoblindave të ushtrisë, mbyllja e bizneseve, bllokimi i lëvizjes në zona ku largësia mund të ruhet fare mirë, vendosja e gjobave, ndryshimet në Kodin Penal në një gjendje të Jashtzakonshme duke shkelur dhe Kushtetutën u krye për dy qëllime: E para të justifikohet vonesa në marjen e masave që në fillimet e saj, dhe e dyta: Qeveria po kërkon të harxhoi sa më pak para, duke mos prekur miliardat e oligarkëve ,të cilat në shëndetsi kapin rrethë 600 milion euro. Të mos harrojmë që PPP e shëndetsisë nuk po kryejnë shërbime ,pasi shqiptarët janë të izoluar. Aktualisht vendi është futur në kurbën e sheshtë të coronavirusit dhe dalëngadalë, viroza do kalojë por një ” virozë” akoma më e rëndë do të shfaqet dhe që ka të bëjë me varfërimin e qytetarëve, falimentimin e bizneseve dhe humbjen e mijra vendeve të punës. Ndryshe nga qeveritë e vendeve të tjera, në shqipëri bizneset trajtohen në mënyrë preferenciale, ndihmat ndahen në mënyrë partiake, taksat e qytetarve kanë shkuar tek klientët e qeverisë dhe qytetarët brënda nji muaji janë në kushtet e mbijetesës. Shqipëria nuk ka nevojë as për ndihma,as për borxhe,as për kredi që përsëri do i paguajnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre. Mjafton të anullohet koncesioni i NAFTËS pas të cilës fshihen edhe Oligarkët qeveritarë dhe financat e shtetit përfitojnë minimalisht 1 miliard dollarrë në vit. Por qeveria Rama nuk e anullon këtë koncesion, ashtu sikurse nuk prek asnji PPP të klientëve qeveritar ndër vite. Dhe situata do të bëhet edhe më e rëndë , pasi “ministri i tërmetit” & ” ministër i coronavirusit “, Arben Ahmetaj belbëzon me shifra e përqindje, me paketa, fasha, projekte dhe shporta ndërkohë që varfëria është ulur këmbkryq. Me keq do të bëhet me atë që shoh. Dy vendimet e para njëra 65 milion dhe tjetra 100 milion euro janë nje llaf goje dhe ende nuk ka asnjë vendim për shpërndarjen, ndërsa kriteret janë skandaloze përjashtojnë shumicen e të punesuarve dhe atyre që për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme po shkojnë drejt falimentit dhe humbjes së mijra vendeve të punës. Loja me bankat dhe kurthi me kreditë dhe pasurinë do ti kushtojë shtetit miliona euro në gjykatat e Strasburgut. Fatin e Begetit dhe të hoteleve në Vlorë apo marrjes së pronave , të konvertuara në gjoba nga Gjykata Europiane do të kenë nesër edhe këto vendime të Ramës. Kjo pasi vendimarrja është qëllimisht e pamotivuar dhe shkel të drejtat e njeriut. Dhe për këtë mjafton të shikojmë dy ditë më parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjermane dhe atë të Strasburgut para disa ditësh në lidhje me vettingun partiak të një parlamenti monist.

Për mua kjo është strategji shumë e qartë!

Rilindja ka të punësuar mijëra vetë si në pushtetin lokal edhe në administratë dhe militantëve të saj ju ecën rroga. Ata që nuk marrin të ardhura në këtë periudhë janë pikërisht votuesit e opozitës! Mbi 90% e tyre punojnë në privat dhe listat që kalojnë me VKM apo nëpërmjet pushtetit lokal, filtrohen nga militantët e administratës që mbahen me rroga pikërisht nga këto biznese. Buxheti po trajtohet si një llogari elektorale për njerezit që duhen rimbursuar, dhe opozita duhet të protestoj fuqimisht për këtë padrejtësi. Dhe pasojat ekonomike me kete diferencim te qeverisë, por mbi të gjitha me mungesën e një plani dhe strategjie ekonomike dhe financiare do të jenë edhe më të rënda dhe më të këqia se ato të koronavirusit. Vendimarrja nga një individ i vetëm që rëndom po e thërrasin “Mbreti”, keqëpërdorimi i një ministreje Shëndetsie që nuk ka lidhje me mjekësinë, dhe një ministri fuqiplot ( mësues anglishteje) për ” tërmetet dhe gjendjen e jashtzakonshme ” duke anashkaluar specialistët e ndërtimit , ekonomisë dhe financave duke anashkaluar qindra ekspertë të së majtës është një fatkeqsi kombëtare. Natyrisht që shëndeti është mbi të gjitha, por pa ekonomi, nuk ka as shëndet. Edi Rama po vepron njëllojë si me tërmetet. Nxjerr akt normativ dhe shpall gjendjen e fatkeqsisë natyrore, pastaj atë të jashtzakonshme dhe nuk kryen asnji punë. Tërmeti në Korçë i ka lënë njerzit rrugëve, ai i 22 Shtatorit dhe 26 Nëntorit , në Tiranë,Durrës, Laç, dhe zonat e tjera i la në çadra dhe njerzit u gënjyen dhe mashtruan pikërisht nga këta personazhe që po mashtrojnë edhe me të ashtëquajturën ndihma për pandeminë. Rrini dy javë në karantinë të mbyllur, pa mjekim, pa vizita, pa analiza sepse sëmundja ikën vetë ?! Ç’ qënka kjo hata e madhe që u zhdukërka duke ngrënë e duke pirë?! Kujdesi duhet, respektimi i rregullave për sëmundjet ngjitëse, virozat etj, duhet respektuar, por jo të friksohet popullsia orë e cast me termat “Luftë” dhe ” Burg ” Unë shpresojë se falë përkujdesit personal shëndetsor, vaksinimit ndër vite sipas një strategjie të mirëmenduar nga specialistët e mjeksisë shqiptare në 50 vitet e fundit dhe në solidaritet me njëri tjetrin do tja dalim. Mungesa e një plani për dalje nga kriza, zëvendësimi i projekteve për ta bërë sa më të shpejtë daljen nga kjo situatë me Ligje për burgosje, gjoba, konfiskime, presione pa dhënë asnji afat se kur do shohim rrezet e diellit tregon se Edi Rama nuk ndryshon dhe po kërkonë që ta shfrytëzoi fatkeqsinë e kësaj murtaje për nteresat e tij personale dhe oligarkëve të tij politik. Kjo është dëshirë e çdo DIKTATORI,që kërkojnë të forcojnë autoritetin e tyre personal në gjendje krizash dhe fatkeqsish. Por sado të përpiqen diktatorët të përfitojnë, fundi i tyre do të jetë pa lavdi. Diktatorët ngjajnë me atë njeriun e futur në një pusë, ku sa më shumë ta gërmojnë pusin, aq më thellë shkojnë. Qeveria Rama duhet të japë llogari se ku i ka çuar paratë e taksapaguesve dhe miliardat e kredive dhe borxheve të dhëna nga organizmat ndërkombëtare. Ai dhe deputetët e “blerë të listës” që votuan sot ligjin famkeq të burgosjes, daljes së automblindave dhe ushtarve me mitraloz dhe automatik në rrugët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë duhet të japin llogari para së gjithash për:

Rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 30%
Rritjen e çmimit të naftës me 24 lekë/ltra
Rritjen e tatim fitimit me 50%
Rritjen e tatimit mbi qeranë 50%
Rritjen e tatimit në burim me 50%
Rritjen e tatimit mbi pagën ne 23%
Mbylljen e 50 mijë bizneseve
Futjen në TVSH të 33 mijë bizneseve të vogla
Sjelljen e zero investitorëve strategjikë për 8 vjet
Rritjen e borxhit publik me 7 miliardë Euro, kur në 22 vjet të marra së bashku Shqipëria kishte pasur vetëm 6 miliardë Euro borxh.
Rënien e konsumit të familjeve në rekorde historike.
Uljen drastike të kreditimit me 10% krahasuar me 2012, sepse askush nuk dëshiron të investojë
Rritjen e ekonomisë me 2.7% në kohë jo-krize, që faktikisht është rënie ekonomike për Shqipërinë, pasi në këto shifra e mbajtën investimet e TAP-it dhe HEC te Devollit të filluara para 2013-ës.
Kthimin e vendit në vendi i parë në botë për prodhimin e hashashit me rreth 2000 Ton të prodhuar
Kthimin e vendit të parë në Europë për pastrimin e parave
Konçesioni i check-up – 120 milionë USD
Sterilizimi – 160 milionë USD
Dializa – 70 milion USD
Shërbimi laboratorik – 90 milion USD
Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD
Inceneratori i Fierit – 40 milion USD
Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD
Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD
Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD
Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD
Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD
Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD
Rruga e Arbërit – 400 milion USD
Tenderin e Unazës së Re 20 milion Euro/km
Zero rrugë të reja të ndërtuara
Shëndetësia më e shtrenjtë në botë që iu kushton qytetarëve rreth 1 miliardë USD në vit- buxhet shteti plus rryshfetet plus lekët për kurimin në spitalet private
Uljen e buxhetit në shëndetësi në nivele historike – 3.7% të PBB për 2020

– 1 miliard USD në vit fitojnë oligarkët nga nafta, asnji qindarkë në arkën e shtetit

Ku shkojnë 1 miliard dollar çdo vit nga nxjerja e naftës , për të cilën nuk paguhet asnji qindarkë taksa. Kaq do të mjaftonin për pensionet, pagat e të papunëve prej koronavirusit dhe rimëkëmbjen e të gjitha bizneseve dhe ekonomisë së vendit. Sipas statistikave të deklaruara nga Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyrore në 7 vitet e qeverisë Rama 1 dhe Rama 2 , janë nxjerë nga nëntoka 7 milion ton naftë ose 7 miliard litra e barabartë me 10 miliard USD .
Si përfundim nuk mundet të lëmë pa përmendur këshillat e përditshme të Ramës që këshillon qytetarët të lajmë duart me ujë me sapun. Por larja e duarve nuk ka vlerë nëse nuk shoqërohet me prejen e thonjve. Në të gjitha vendet e botës, shërbimet në rast pandemish dhe fatkeqsish natyrore si uji dhe energjia kompesohen. Duke qënë se vendi ynë eshtë i treti në Europë për burime ujore, duhej që uji të ishte falas për 2 muaj apo 3 muaj që do zgjasë kjo situatë. Kjo jo vetem që nuk u bë por qytetarët kërcënohen nga kryeministri me burg. U rrit cmimi i ujit, edhe pse nuk është bërë asnji investim, përveç punësimit të militantëve, por uji nuk pihet dhe te gjithe e blejne . Edi Rama del çdo ditë në “kazanët ” e tij dhe flet si profesor mjeksie, ndryshe nga homologët në botën e qytetruar. Për pacientët vërtetë rekomandohet që ata të jenë mjek të vetvetes , por kjo nuk do të thotë që pacienti mund të jetë edhe doktor i qytetarve shqiptar, aq më keqë ti konsiderojë ata, pacient si vetja.
Telegraf.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?