Kryebashiaku i Shkodrës, Benet Beci uron KF Vllaznia në 106-vjetorin e themelimit

“106 vite histori, traditë dhe krenari!”, kështu e nis urimin e tij në një postim që ka bërë në mediat sociale, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.

“Nga themelimi në vitin 1919 e deri më sot, Vllaznia është më shumë se një klub futbolli. Është  zemra dhe shpirti i Shkodrës. Me ngjyrat kuqeblu dhe emrin që jehon në çdo cep të Shqipërisë, ky klub ka shkruar faqe të arta në historinë e sportit shqiptar.”, ka vijuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ditët e para me emrin “Shoqëria Sportive Vllaznia,” te momentet e lavdisë me tituj kampionë dhe trofe të shumtë, çdo brez lojtarësh ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Yje të futbollit shqiptar kanë nisur rrugëtimin e tyre nga Shkodra, duke ngritur lart emrin e qytetit dhe të klubit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vllaznia nuk është vetëm një ekip. Është simbol i qëndresës, i krenarisë dhe i shpirtit luftarak. Në çdo ndeshje, në çdo fitore dhe në çdo sfidë janë të gdhendura pasioni dhe dashuria e pafundme e tifozëve që i qëndrojnë pranë në çdo kohë.

Në këtë datë të shënuar kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë e këtij klubi legjendar – nga lojtarët dhe trajnerët, deri te tifozët besnikë që kurrë nuk e kanë lënë vetëm.

Gëzuar përjetë KF Vllaznia!

Forca kuqeblu!, përfundon urimi i Becit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?