Veprimi i kryebashkiakut në Shkodër/Kryeministri Rama: Gjest i bukur që meriton përgëzim!

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar gjestin njerëzor dhe përbashkues të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili priti në takim krerët e komuniteteve fetare dhe përfaqësuesit e partive të ndryshme politike, pa përjashtim.

“Një gjest i bukur i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit, ndarja e bukës me kripë (dhe zemër) në vigjiljen e festave të fundvitit me krerët e komuniteteve fetare në Shkodër dhe përfaqësinë e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, meriton një përgëzim me duartrokitje”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Ky është civil, politik, patriotik dhe njerëzor. E mbara e do që të gjithë kryebashkiakët të veprojnë kështu.

Pas këtij aktiviteti Beci shkruan në mesditën e kësaj të diele: “Me shume kenaqesi kam pritur dje ne bashki,  drejtuesit e tri besimeve fetare në Shkodër, si dhe drejtuesit e përfaqësuesit e partive politike në këshillin bashkiak.

Falenderime të veçanta për Imam Muhamed B.Sytari, Mons Sinjor Anxhelo Masafra dhe At Nikolla Petani që ndanë me ne bukën e bisedën për një të ardhme më të mirë për qytetarët shkodranë.

Shumë faleminderit kolegëve, Oltion Luli, Valjeta Bajraktari dhe Violeta Përndrecaj, kryetarët e grupeve të këshilltarëve të të gjithë forcave politike, Edmond Ndou, Irena Shala, Gjergj Sokoli, Blendi Gjylbegaj, që ju bashkuan ftesës për këtë takim ku kryefjalë ishte e mira e përbashkët për Shkodrën.

Pavarësisht besimeve fetare a bindjeve politike, jemi bashkë sepse ka shumë më tepër vlera që na bashkojnë, shumë më shumë punë që na presin dhe një përkatësi që meriton gjithë vëmendjen e përkushtimin tonë. Shkodra është e para!”

SHKARKO APP