Kryebashkiaku Beci reagon për motin e keq në Shkodër: 127 punonjës në terren

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, lidhur me situatën e reshjeve në zonën veriperëndimore të vendit, në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Beci njofton masat e mara dhe situatën pas reshjeve të rëna, ku janë angazhuar 5 grupe pune me të paktën 127 punonjës të Shërbimeve Publike, Ujësjellës-Kanalizimeve, Policisë Bashkiake, Zjarrfikësve dhe Policisë.

Postimi i plotë: 

Kjo e mërkurë përfshiu qytetin dhe njësitë administrative të Bashkisë Shkodër nga reshje intensive shiu.
Përballë situatës së krijuar grupet e punës u angazhuan në terren për menaxhimin e kësaj situate e konkretisht:
▶️ 43 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike
▶️ 40 punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve
▶️ 14 efektivë të Policisë Bashkiake
▶️ 12 efektivë të Forcave Zjarrfikëse
▶️ 18 efektivë të Policisë së Shtetit
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha në banesa dhe biznese ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër.
Sipas parashikimeve Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë.

SHKARKO APP