30-vjeçari shqiptar mbyti gruan në sy të fëmijëve, mediat në Itali zbardhin detajet e reja

Eleonora Toci, është 24-vjeçarja shqiptare që mbeti e vdekur, pasi u mbyt nga bashkëshorti Lulzim Toci, 30 vjeç. Krimi ndodhi në Caserta të Italisë. Viktima kishte vetëm një muaj që ishte bashkuar me 30-vjeçarin, i cili punonte në bujqësi në shtetin fqinj. Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe në “Via Caravaggio”, për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç.

Mediat në Itali, shkruajnë se krimi i rëndë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit. Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht. Fqinjët nuk kanë dëgjuar britma apo debat nga çifti.

Lulzimi pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata duke kërkuar ndihmë. Gruaja mori në telefon Eleonorën, ku njëri nga fëmijët u përgjigj në anën tjetër duke thënë “babi vrau mamin”. Në atë moment gruaja lajmëroi policinë. Karabinierët e kompanisë së Maddaloni shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë. I dyshuari u gjet në gjendje të rënduar, ndërsa është arrestuar për krimin e rëndë.

SHKARKO APP