Kryebashkiaku Benet Beci takon tregtarët e Rusit: Markata do rikonstruktohet

Përveç tregut të Rusit, i cili është në fazën përfundimtare të punimeve Bashkia Shkodër është shpallur fituese e një projekti për rikonstruksionit të plotë të mërkatës së mishit në këtë zonë. Ka qënë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka ndarë këtë lajm me tregtarët e merkatës në Rus.

Ai ka bashkëbiseduar me tregtarët për detajet teknike dhe rikonstruksionin e plotë që do të përfshijë këtë zonë tregtare të qytetit të Shkodrës.
Projekti i fituar nga Bashkia për merkatën e Rusit, do të ridimensionojë zonën për ta kthyer atë në një mjedis të përshtatshëm por edhe atraktiv, i cili do të ofrojë hapësira të nevojshme për tregtim të produkteve blegtorale. Realizimi i ndërhyrjes së rikualifikimit të mjediseve të brendshme do të përfshijë: Punime prishje dhe gërmimi dhe punime për KUB, KUZ, Ujesjelles.rikualifikimi i vendeve të tregtimit të produkteve të mishit, ndërtimi i ambienteve të magazinimit, dhomave frigoriferike, rikualifikimi i fasadave dhe shtresave brenda Merkatës dhe rkualifikim i fasadës së jashtme të merkatës.

Postimi i plotë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

U takova sot me tregtarët e Rusit dhe ndava me ta projektin e fituar nga Bashkia Shkodër për rikonstruksionin e plotë të godinës së merkatës. Bashkëbiseduam për detajet teknike, por edhe pamjen e re që do të marrë kjo godinë që do të kthehet plotësisht në funksion të tregtarëve të mishit dhe peshkut, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit për konsumatorët.
Së bashku me tregun ndërhyrja në godinë krijon një kompleks të plotë të tregtimit në kushte sa më optimale për shkodranët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?