“Kryebashkiaku duke pirë kokainë”, Bylykbashi: Ja pse socialistët refuzuan ”testin e drogës”

Video e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike ka sjellë reagime të forta në opinionin publik. Për ish-kryetarin e Komisionit të Dekriminalizimit në Kuvend, Oerd Bylykbashi rradhën për të folur me akte për rastin skandaloz e ka kryeministri Edi Rama.

”Kryeministri me detyrimin kushtetues që ka ta shkarkojë menjëherë këtë kryebashkiak. Nëse nuk ë bën do të thotë që mbështet tërësisht veprime të tilla kriminale”. Në dhjetor të 2015, Parlamenti votoi nën prezencën e ndërkombëtarëve ligjin e dekriminalizimit, të kërkuar me forcë nga opozita për shkak të prezencës së individëve me rekorde krimianle në Kuvend. Një nga pikat kryesore të draftit të demokratëve në atë kohë ishte edhe “testi i drogës për zyrtarët e lartë”,-tha në ”abc news”.

Propozimi i demokratëve u cilësua si qesharak nga socialistët të cilët kërkuan heqjen e një kërkese të tillë. ”Kjo shpjegon pse nuk e donte derisa më këmbëngulje për hir të kompromisit e hoqi nga ligji i dekriminalizimit”. Për Bylykbashin, filmimi në ato pozita i kryebashkiakut të Bulqizës nuk është vetëm skandaloz për impaktin që krijon në publik por edhe për mesazhin që ato pamje përcjellin për botën e krimit.

SHKARKO APP