Kryebashkiaku Gledian Llatja: Vijojmë t’i mbështesim kompanitë e mëdha dhe të rrisim numurin e të punësuarve në Elbasan
Një tjetër kompani e madhe shtrin aktivitetin e saj në Elbasan, ku vec prodhimit me standarte dhe cilësore ka rritur dukshëm numurin e të punësuarve, duke u prezantuar me markën “Made in Albania” në vend dhe Europë. Kompania “Muka Textile” hapur pak vite më parë në Elbasan, e ka shtirë aktivitetin e saj të prodhimit edhe në Europë. Për të parë nga afër kushtet, si edhe veprimtarinë e aktivitetit të kësaj kompanie, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kanë vizituar ambjentet e kompanisë duke bashkëbiseduar edhe me administratorët dhe punonjësit e saj. ” Eshtë një sipërmarrje model e fjalës së fundit me kushte sipas standardeve moderne, e cila ushtron aktivitetin e saj vitet e fundit në zonën industriale të Elbasanit. Kjo kompani prodhon produkte në fushën e tekstileve për brandet më të njohura evropiane”, duke prezantuar prodhiminne saj me markën ” Made in Albani”, tha në fjalën e tij kryebashkiaku Llatja. Duke i cilësuar ambientet e fabrikës “Muka”, si një nga kompanitë më model në industrinë e prodhimit dhe tregtimit të tekstileve, ai shtoi se ” të gjitha bizneset e mëdha por jo vetëm, të cilët ushtrojnë aktivitet në Elbasan do të kenë mbështetjen e bashkisë, duke i ofruar edhe lehtësira në dhënien e lejeve për hapje biznesi, me qëllim hapjen e sa më shumë vendeve të punës, si edhe ofrimin e ambjenteve komode.
Ndërsa drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Damian Gjiknuri vlerësoi kushtet dhe teknologjinë e kësaj kompanie, si edhe lehtësirat fiskale që qeveria i ka dhënë bizneseve nga viti në vit.
“Përkrahja e qeverisë ndaj biznesit përmes lehtësirave fiskale, krijimit të klimës së nevojshme për zhvillimin e sipërmarrjeve, veçse krijon vende pune dhe gjeneron të ardhura, gjithashtu ndihmon në rritjen e aktivitetit të tyre duke eksportuar me sukses jashtë vendit”, tha z. Gjiknuri. Elbasani mban flamurin sa i përket zhvillimit të industrisë, dhe është qyteti me zonën më të madhe industriale, ku kërkesat nga viti në vit për hapje biznesi po vijnë në rritje.

KOHA JONË SONDAZH

