Kryebashkiaku i Elbasanit, Llatja pret në takim ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov

Në vazhdën e një misioni të nisur në shumë vende të botës, ambasada ukrainase i dhuroi bibliotekës së qytetit një fond librash të cilët kryesisht flasin për kulturën dhe historinë e këtij vendi.

Teksa shprehu keqardhjen e tij për situatën në të cilën ndodhet Ukraina, Z. Llatja shprehu solidaritetin e popullit mikpritës elbasanas.
“Mirëpritëm atletët, sportistët olimpikë ukrainas të cilët u gjendën në mes të luftës në Ukrainë dhe nuk kishin mundësinë atje as të stërviteshin dhe as të bënin një jetë të qetë. Ne i trajtuam si fëmijët tanë dhe na nderuan me medalje që ne nuk i kishim marrë prej vitesh e vitesh. Ata janë sot pjesë e arritjes së klubit të shumësportesh të Elbasanit dhe janë pjesë e pandashme e ekipit të Elbasanit me gjithë arritjet që ata kanë bërë.
Kur shikon fotot rreth e qark e kupton vlerën që ka bota e lirë, vlerën që ka demokracia, vlerën që ka një shoqëri e kulturuar, e emancipuar dhe ne jemi me fat që rrethohemi nga shtete fqinje mike.
Ashtu siç kemi hapur dyert në Luftën e Dytë Botërore për popullin izraelit, të njëjtën gjë kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për popullin ukrainas i cili sot rrezikohet më shumë se kurrë nga minimi i demokracisë, nga pushtimi rus” tha Llatja.
Ambasadori vlerësoi vendimin e Bashkisë së Elbasanit për të pritur sportistët ukrainas dhe po ashtu gatishmërinë për çdo ndihmë në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?