Kryebashkiaku i PS merret i pandehur nga SPAK

Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ai do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO.

Hide u mor i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. Ai akuzohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë“, ka thënë Hide para gazetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?