”Kryebashkiaku që duam”, Rama mobilizon strukturat në terren

Pas mbledhjes maratonë me kabinetin qeveritar prej 16 orësh, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, ku herët në mëngjes takoi edhe Presidentin Bajram Begaj.

Mësohet se janë zbuluar sondazhet për çdo bashki si dhe është diskutuar puna e kryebashkiakëve. Rama u ka kërkuar që të nisin fushatën për kandidatët për këshillat bashkiakë, e njëjta me nisëm “Deputeti që duam”.

Kërkesa kryesore ka qenë mobilizimi i të gjitha strukturave në terren, nga qendra në bazë.

SHKARKO APP