Kryebashkiaku Veliaj dhe komuniteti mysliman përurojnë xhaminë në Sauk
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi xhaminë në Sauk, e cila u rindërtua pas shkatërrimit nga tërmeti i nëntorit.
Kryebashkiaku Veliaj tha se Xhamia e re është një stoli për Saukun dhe për gjithë Tiranën.
“Kemi një xhami që është një stoli e urbanistikës për institucionet e besimit dhe ndoshta do të ngrejë standardin se si do të duhet të duken për shekullin ku jetojmë edhe institucionet e besimit. Jam mirënjohës edhe për ata që kanë dhuruar tokën. Gjysma e tokës së xhamisë i është dhuruar Bashkisë dhe tani është një kënd lojërash për fëmijët, që fëmijët të jenë e ta trajtojnë institucionin e besimit si gjithashtu pjesë e rritjes së tyre dhe nëse prindërit janë duke kryer rite e tyre, fëmijët kanë një kopsht që është dhuruar me shumë bujari nga pronarët e tokës”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se rikonstruksioni i kësaj xhamie i ka rritur vlerën zonës, ashtu si çdo investim tjetër në Tiranë.