Kryebashkiaku Veliaj: Kopshti i ri “Kei” si një folezë ngjyrash për të vegjlit (FOTO)
Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt, ka bërë një punë të shkëlqyer sa u përket kopshteve dhe shkollave në kryeqytet.
Janë ndërtuar e janë rikonstruktuar me kushtet e standardet më bashkëkohore shumë shkolla e kopshte për fëmijët kryqytetas, jo vetëm në qendër por edhe në periferi të Tiranës.
Këtë mëngjes, kryebashkiaku Veliaj ka nxjerrë pamjet nga kopshti i ri “Kei” në njësinë numër 7.
“Kopshti i ri “Kei”👧🧒, si një folezë ngjyrash për të vegjlit e Njësisë nr. 7 📍.
Sa qejf që fëmijët e zonës do të mësojnë dhe argëtohen në ambiente të tilla kaq të ngrohta e të bukura”, shkruan Veliaj krahas pamjeve që sjell.