Kryebashkiaku Veliaj takon kongresmenin amerikan Jim Himes
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar kongresmenin e Connecticut Jim Himes me të cilin kanë folur për progresin që ka bërë Tirana në kuadër të “Tirana kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj shkruan në Twitter se marrëdhëniet mes Amerikës dhe Bashkimit Europian kanë rëndësi të veçantë për të rinjtë.
“I lumtur që u takova me Kongresmenin e Connecticut-it, @repjimhimes, për të ndarë së bashku zhvillimin e Tiranës në prag të #EuropeanYouthCapital2022.
Në të kaluarën, marrëdhëniet transatlantike 🇺🇸-🇪🇺 ishin jetike për të rinjtë, por sot ato janë edhe më të rëndësishme! #EYC2022”, shkruan Veliaj në Twitter.