Kryedemokrati apel Ramës: Mos rrit çmimin e energjisë, kur ke premtuar uljen

Kështu e ka nisur komentin e tij në rrjetet sociale, kryedemokrati Lulzim Basha, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, shqiptarët presin përgjigje dhe jo dredhime mashtruese online. 

“Mos rrit cmimin e energjisë kur ke premtuar uljen, mos rrit taksat për 100% të shqiptarëve kur ke thënë ndryshe, mos ul investimet dhe përkrahjen sociale. Jep llogari pse nuk ke hapur asnje vend të ri pune, por ke shkatërruar me mijëra përmes arrogancës, paligjshmërise dhe represionit qeveritar”, përfundon komenti i Bashës.

SHKARKO APP