Kryediplomatët e Ballkanit, mblidhen në Tiranë

Rreth 4 muaj përpara takimit që pritet të mbahet në Paris mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe BE-së, i cili do të jetë dhe takimi i tretë i këtij lloji pasi atij në Berlin dhe Vjenë, Shqipëria do të mirëpresë në datat 30-31 mars ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit.

Të pranishëm në këtë takim, i cili do të vendosë dhe disa piketa për takimin qe pritet të mbahet në korrik në Francë, do të jenë dhe komisioneri i BE-së për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, si dhe sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane.

Por mësohet se veç çështjeve të thellimit të bashkëpunimit rajonal për projekte të rëndësishme, diskutimet do të fokusohen edhe tek kriza e refugjatëve dhe siguria, pasi disa vende të Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia apo Serbia janë të prekura nga kjo krizë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?