Kryediplomati grek në Tiranë, Idrizi: Diplomacia të ketë guxim
Në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm grek në vendin tonë, ku priten të diskutohet dhe gjendet zgjidhje mbi çështjet e hapura mes dy vendeve, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka kërkuar më shumë guxim nga diplomacia shqiptare.
Duke folur në Kuvend, ai tha se heqja e ligjit të luftës në 1940 dhe gjendja e luftës që ekziston mes nesh në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Nuk dua të helmoj atmosferën dhe kështu të rënduar në marrëdhënien mes dy vendeve. Por fshehja e problemeve, intimidimi deri në kompleks, mungesa e reciprocitetit dhe diplomacisë publike nuk na ka ndihmuar në 25 vjet të kemi marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Greqinë. Pa komplekset profesionale që kaplon ministrat tanë të Jashtëm dua të vendos disa paketa mbi problematikën kryesore midis dy vendeve tona”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

