Kryefjalë e festave të dhjetorit, Rama publikon video nga atmosfera magjike në Korçë
Korça është një nga destinacionet kyesore ku të gjithë dëshirojmë të kalojnë festat e fundvitit. Dekori i veçantë i vendosur në Pazarin e Vjetër, Pedonalen e qytetit si dhe përreth Katedrales, i ka dhënë një bukuri magjepsëse Korçës për festat e fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mbrëmje një video nga qyteti i Korçës, i cili këtë dhjetor duket magjik.
“Dhjetori i festave në Korçë”, shkruan kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale. Tingujt e muzikës dhe dritat e festës ndjehen kudo në qytetin e Korçës. Vitet e fundit ky qytet është kthyer në destinacionin e preferuar për të kaluar festat e fundvitit.