Kryemadhi: 25 prilli 2021, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cilëson 25 prillin e vitit të ardhshëm si ditën kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë.
Duke marrë shkas nga një takim i nënkryetarit të LRI-së Klevi Pojana me të rinjtë, Kryemadhi shprehet përmes rrjeteve sociale, se të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit 2021, datës që është përcaktuar tashmë për të zhvilluar zgjedhjet e radhës parlamentare.
Mesazhi i Kryemadhit
Të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit 2021, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë së mrekullueshme që kemi.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/3186709958108391
Ndërsa lidhur me takimin me të rinjtë, nënkryetari i forumit rinor të LSI-së, Klevi Pojana, po përmes rrjeteve sociale, thekson se ndryshimi do të vijë nga rinia.
“Mbi çdo gjë tjetër, pasuria më e çmuar që ka Shqipëria është rinia!
Prandaj ne jemi të vendosur për t’i dhënë çdo të riu dhe të reje në këtë vend më shumë mundësi përfaqësimi real, arsimi cilësor dhe punësimi dinjitoz.
Një qeverisje e përgjegjshme, nga njerëz që e duan Shqipërinë do të hapte derën e rikthimit në atdhe për mijëra të rinj që janë larguar vitet e fundit.
Kjo është bejeta jonë më e madhe.
Sot nga Paskuqani me Bertin, Frenklin, Erisën e Roselën mirëpritëm të tjerë të rinj që i bashkohen uraganit të 25 Prillit.
Ndryshimi do të vijë nga rinia”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana.