Monika Kryemadhi: Arta Vorpsin e ka shpallur anëtare të Kushtetueses gruaja e avokatit të Tahirit
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në një vizitë në SHBA, ku ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës.
Kryemadhi ka folur për çështje të aktualitetit në Shqipëri duke nisur me Gjykatën Kushtetuese. Ajo tha se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot.
Më tej ajo pyeti se me çfarë të drejte kreu i KED, Ardian Dvorani boton vendimet e KED në Fletoren Zyrtare duke ngritur dyshime mbi lidhjet e tij me drejtoreshën e qendrës së botimeve, për të cilën tha se është bashkëshortja e avokatit të njohur Maks Haxhia, që mbron edhe ish-ministrin Saimir Tahiri.
“Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot, zgjedhje moniste, opozitën jashtë parlamentit, një sistem drejtësie që kërkohet të kapet nga qeveria dhe një stanjacion dhe depopullim të Shqipërisë.
Me çfarë të drejte z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e qendrës së botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?
Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit. Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka shumë çështje për të diskutuar”, tha ndër të tjera Kryemadhi.