Kryemadhi: Basha dëmtoi kastile LSI, faturën politike do ta paguaj unë
Monika Kryemadhi në news24 tha sot pasdite ndër të tjera se “Mund të them se tradhtia e zotit Basha dëmtoi LSI në maksimum, që sot ka 4 mandate. Kjo është një nga faturat që do ta paguaj Monika Kryemadhi me karrierën e saj politike që i besoi atë arsenal të rinj një dordoleci politik që ishte peng i interesave financiare të familjes së tij por dhe të veprimeve të tij politike në të kaluarën. Dorëheqja e tij kishte më shumë hall se si do të dilte imazhi i tij mediatik se sa ajo çka thoshte. Është një perceptim që ai ka qenë sipërfaqësor sa i përket thelbit të gjerave. Por jo sipërfaqësor në lidhje me interesat e tij”- shtoi Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

