Kryemadhi bashkëbisedim me Raporteren në PE: Çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun dhe perspektivën evropiane

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilluan sot një bashkëbisedim virtual me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos.

Detaje nga ky bashkëbisedim miqësor njofton kryetarja e LSI-së, e cila përmes rrjeteve sociale thekson se së bashku me kryedemokratin Basha u rikonfirmua dhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidën ndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Kryemadhi bën me dije se i kanë raportuar eurodeputetes edhe situatën e krijuar pas provokimit të Edi Ramës me shembjen e Teatrit, ku ajo ka theksuar se pavarësisht kësaj ngjarjeje, Opozita e Bashkuar ishte e vendosur të finalizonte Reformën Zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kontekt, Kryemadhi thotë se në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj, thotë kryetarja e LSI-së, çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i plotë i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi

Nën sfidën e një takimi virtual bashkë me z.Basha zhvilluam sot një bashkëbisedim miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos.

Rikonfirmuam dhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidën ndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Edhe pse kryeministri i vendit provokoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë me shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë, përmes vendimeve të falsifikuara, përdorimit të policisë private pa asnjë numër identifikimi dhe ushtrimit të dhunës së paprecedentë kundrejt qytetarëve dhe artistëve, Opozita e Bashkuar ishte e vendosur të finalizonte Reformën Zgjedhore, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend dhe për të plotësuar një nga kushtet thelbësore për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?