Kryemadhi citon Dritëro Agollin: Ne do të dimë si të sillemi me vagabondë si Rama
Në fjalën e mbajtur në Konventën Kombëtare të LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita ka mision kombëtar për të menduar për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.
Duke cituar një poezi të patriarkut të së majtës, Dritëro Agolli, Kryemadhi tha se “ne do të dimë si të sillemi me vagabondë si Edi Rama”.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në Konventën Kombëtare të LSI u bëri thirrje gjithë socialistëve që janë tradhtuar dhe mashtruar nga Edi Rama, të braktisin qeverinë dhe të mendojnë për Shqipërinë.
Në një fjalim të fortë, Kryemadhi bëri një bilanc të gjithë aksionit opozitar, si dhe shpjegoi arsyet se përse opozita zgjodhi të mos jetë palë me krimin, por të dalë nga institucionet.
Në fjalën e saj, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me ironi tha se si doktoreshë dhe si fallxhore, e parashikon të ardhmen e Shqipërisë të ndritur pa Edi Ramën. “Jemi mbledhur këtu për të ardhmen sa më të mirë të vendit tonë. Si një doktoreshë dhe fallxhore, e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë të ndritur pa Edi Ramën kryeministër. Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën”, tha Kryemadhi.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/411547262759304/
Monika Kryemadhi theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e madhe. Ajo tha se LSI-në e bën shpirti, e bën ndjenja, e bën dashuria për njëri-tjetrin. Kryemadhi nënvizoi se ka ardhur koha që t’i jepet fund tranzicionit të zgjatur. “Ka ardhur koha t’i jepet fund tranzicionit të zgjatur 30-vjeçar, që Shqipëria të bëhet europiane me djem dhe vajzat e reja plot energji, për të zhdukur bandën kriminale në pushtet”, tha Kryemadhi.