Kryemadhi del nga GJKKO: Në gjyq pashë tre muskëtierët e drejtësisë së Ramës

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe kreut të PL Ilir Meta në GJKKO.

“Sapo pashë 3 muskëtierët e drejtësisë së Ramës dhe gjyqtarin Erjon Çela. Seanca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja, kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin ku ju të gjithë e dini që u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov. Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që kanë ngritur. Na u la vetëm 3 orë kohë. Për tre orë duhet të shohim të gjitha provat. Ndoshta ai e di që nuk ka asnjë provë ndaj mendoi se aq mjafton.
Me materialet e dosjes që është shpërndarë në media, u shkel neni për nxjerrjen e sekretit hetimor.
Dua të theksoj që kjo godinë nuk është drejtësia e re por departamenti i marrëdhënieve të mashtrimit të Ramës.
Sot kuptova që veglat njëpërdorimshe të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, i pamë në fytyrat e tyre të veshura me toga të zeza. Nuk ka më shpresë për një sistem drejtësie të kapur e manipuluar”, tha Kryemadhi para mediave.

SHKARKO APP