Kryemadhi dhe Idrizi në selinë e PD, takim me Bashën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kanë nisur një takim në selinë e PD me  Lulzim Bashën.

Në një kohë që ende nuk ka një kompromis për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët janë ulur në tryezë prej janarit pas një marrëveshje që solli ngritjen e këshillit politik mes opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës dhe opozitës parlamentare, vijojnë takimet mes palëve politike mes tyre.

Presidenti Ilir Meta, ka pritur në Presidencë ambasadoren Yuri Kim, e cila më herët u shpreh se topi tashmë për dakordësinë për reformën është në fushën e Bashës. Në vijim priten detaje nga takimet përkatëse.

SHKARKO APP