Kryemadhi: Do kemi zgjedhje të parakohshme (VIDEO)
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga një takim me strukturat e partisë në Skrapar, ka deklaruar se në Shqipëri do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Teksa po fliste në lidhje me skandalet e qeverisë dhe për aksionin opozitar, Kryemadhi u shpreh se do të bashkë me zgjedhjet lokale do të ketë dhe zgjedhje të përgjithshme.
“Kemi një datë të dekretuar për zgjedhje lokale, por ajo datë nuk do jetë vetëm për zgjedhje lokale, do jetë dhe për zgjedhje të përgjithshme, pasi shqiptarët nuk mund të qeverisen nga një qeveri e korruptuar”, u shpreh kryetarja e LSI.
Kryetarja e LSI foli dhe për protestat e paralajmëruara nga opozita. Ajo deklaroi se shqiptarët do t’i japin Edi Ramës mesazhin se nuk e duan më në qeverisje.
Kryemadhi foli për trimërinë e skraparllinjve, që nuk i tremben asnjë lloj pushtuesi e pushteti, duke marrë shembull ofrimin e një date përkujtimore të LANÇ, betejën partizane të Tendës së Qypit të 19 janarit 1944, ku skraparllinjtë luftuan dhe fituan kundër gjermanëve.
“Do t’u kujtoj, – tha kryetarja e LSI, duke iu referuar qeveritarëve, – vetëm se kush janë skraparllinjtë. Javën tjetër ju kujtoni Betejën e Tendës së Qypit, ku siç zbythët pushtuesit gjermanë, ashtu do të shporrrni edhe ata që janë sot në pushtet dhe ushtrojnë dhunë. Skraparllinjtë nuk janë frikacakë, ku të mendojnë se Skrapari është një “xhep” që mund ta kalojnë, por se janë ata që e themeluan LSI-në dhe formuan një figurë të re politike, për të treguar se as nuk i mer peng njeri dhe as i kërcënon dot njeri. Ata janë të lirë por në zemër të tyre kanë një dashuri të madhe që janë shqiptarë. Ndaj ms u ndalni, as mos u shqetësoni, as mos u frikësoni. Nuk e marrin dot mundimin të kalojnë urën për të ardhur tek ju, ndryshe do të ishin për të biseduar si t’ju ndihmonin. Jo vetëm që s’janë, po intrigojnë dhe shajnë vëllezërit e tyre. Inati ndaj LSI nuk është me popullin e Skraparit. Të hapin vende pune, të ulin çmimet e ujit, energjisë, të shportës. Nëse kanë inat me LSI-në, kjo mazhorancë që është sot në pushtet duke blerë mandatet, duek grabitur mandatin qeverisës, të kthejë sytë nga populli”,- tha Monika Kryemadhi.