Kryemadhi: Falenderimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për të gjithë mjekët tanë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një postim në Facebook, ka krahasuar pajisjet me të cilat punojnë mjekët në Shqipëri dhe kolegët e tyre jashtë vendit.
Duke publikuar fotot e një mjekeje shqiptare në Itali, Kryemadhi shprehet se “falenderimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për të gjithe mjekët tanë që punojnë këtu në kushte shumë më të pafavorshme se kolegët e tyre në Evropë. Për mjekët e Shqipërisë nuk mjaftojnë vetëm duartroktijet e orës 17:30, por të lutemi për shëndetin e tyre mëngjes, drekë, darkë, e në çdo kohë të shpresojme që ata e familjarët e tyre të gjejnë forcën, për të përballuar ditët e vështira që kemi përpara”.

Mesazhi i plotë i Kryemadhit në Facebook:

Kjo është doktoresha Silva Ruli Shameti, mjeke dhe mike e mirë që unë e dua shumë, e cila prej 3 javësh po shërben pa pushim në repartin e karantinës të spitalit të San Marino-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendimet tona shkojnë jo vetëm për të, por për të gjithë mjekët shqiptarë që punojnë jashtë. Ata sot i ofrojnë siguri qytetarëve evropianë, por edhe pse në karantinë duke luftuar vetë me virusin, mendjen dhe shpirtin e kanë të lidhur me situatën në Shqipëri, për familjarët, miqtë e kolegët e tyre këtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falenderimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për të gjithe mjekët tanë që punojnë këtu në kushte shumë më të pafavorshme se kolegët e tyre në Evropë. Për mjekët e Shqipërisë nuk mjaftojnë vetëm duartroktijet e orës 17:30, por të lutemi për shëndetin e tyre mëngjes, drekë, darkë, e në çdo kohë të shpresojme që ata e familjarët e tyre të gjejnë forcën, për të përballuar ditët e vështira që kemi përpara.

Zoti i bekoftë sakrificat tuaja!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?