Kryemadhi: Fieri një nga qarqet më të pasura, duhet të kërkojmë falje për disa gabime të bëra pa dashje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot nje takim ne Fier. Kryemadhi u shpreh se Shteti duhet të jetë partner me qytetarët dhe biznesin, njerëzit sot nuk duan që të denoncojmë por duan të dëgjojnë çfarë ofrojmë.

“Mirë se ju gjeta në radhë të parë dhe ndihem me vërtetë jo vetëm e respektuar por ndihem goxha e privilegjuar sepse në këto kohë që sot është shumë e pamundur për t’u takuar me njerëzit për shkak jo të pandemisë sepse në fshatra pandemia nuk ekziston, dhe këtu ku jemi ne sot njerëzit e kanë shumë më të kollajshme për të dalë sepse edhe policia për të ardhur t’i gjobisë janë me maska apo s’janë me maska nuk vjen se është larg. Por për të lënë punët tuaja, për të lënë angazhimet tuaja që keni në shtëpitë me ato ferma aq të vogla apo me aq mundësi ekonomi shtëpiake që keni edhe për të bashkë biseduar me ne. Në fakt kur po vija tashmë rrugës e shikoja që duhet të lexoja disa gjëra për Dërmenasin por u kujtova që kam qenë edhe herë tjetër dhe thashë, jam e bindur që aq kohë diferencë që kemi qenë para 1 viti e gjysmë me Viktorin, kemi qenë në Darzezë jo vetëm që nuk është bërë asnjë ndryshim por përkundrazi isha e bindur që njerëzit janë larguar, nuk shikojnë shpresë dhe mundësi për të jetuar dhe tjetra ajo që është mundësia për të zhvilluar jo vetëm ekonominë apo biznesin e secilës familje por edhe për t’u zhvilluar si komunë ka qënë jo e vogël por është venitur fare. Dhe ç’ka ndodhur, ka ndodhur që kjo komunë që është jo vetëm komuna e Dërmenasit por i gjithë Qarku i Fierit në fakt është një nga qarqet më të pasura që ka Shqipëria dhe mban një nga fuqizuesit më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare, është në kufi me Fierin por njerëzit nuk e dinë që është me dalje në det. Ne para 1 muaji kemi qenë me Kejdin dhe me disa të rinj nga Fieri në pyllin e Semanit dhe ajo që ishte aty, ishte një përrallë, por ishte një përrallë që kishte shtrirë duart e veta e keqja dhe e kishte zaptuar duke e lënë të rrënuar dhe duke u shkatërruar dita ditës. Në fakt ne kur vijmë që takohemi me banorët flasim gjithmonë sa keq është por duhet të kërkojmë ndonjëherë dhe falje sepse padashje kemi bërë gabime dhe padashje nuk kemi qenë të vëmendshëm gjatë gjithë këtyre gjërave të mrekullueshme kur banorët i kanë ruajtur me vite të tëra për mos u dëmtuar. Ndërsa politika me indiferencën e saj jo vetëm që nuk i ka ruajtur por i ka shkatërruar më tej. Kur flasim për papunësinë të gjithëve na shkon në mendje fjalët, premtimet e Edi Ramës që thoshte do të krijojmë 300 mijë vende pune”, u shpreh Kryemadhi.

 

“Në fakt Shqipëria i ka pasur mundësitë për të krijuar jo vetëm 300 mijë vende pune por më shumë. Për të pasur vende pune për të rinjtë dhe të rejat, dhe të mirëpaguara por kur nuk krijon vëmendje, nuk krijon respekt ose kur nuk shikon dashuri ndaj qytetarëve të t’u jo vetëm që nuk krijon dot mundësi për punësim por përkundrazi do të mbyllësh vende pune, do ta bllokosh ekonominë e vendit tënd. Kur vjen dhe shikon zhvillimin e turizmit apo bujqësinë apo agroturizmin dëgjonim që Rama thonte se do të bënte investime të jashtëzakonshme jo vetëm në infrastrukturë por përkundrazi do të zhvillojmë turizmin në mënyrë të tillë që të kemi dhe turizëm popullor por edhe turizëm elitar. Jo vetëm që elitar nuk kemi por përkundrazi dhe atë pak popullor që ishte e ka rrënuar duke e shkatërruar me taksa shumë të larta dhe duke i çuar ata drejtë mbylljes së bizneseve. Duke i humbur edhe ato pak vende pune të cilat i kishin krijuar shqiptarët me mundësitë e tyre. Mos të flasim më pastaj dhe të shkojmë te bujqësia që për hir të së vërtetës ne e kemi live me video kur Rama thotë se do të investojë 130 milionë euro subvencione në bujqësi. As 0.8% nuk është. Edhe atë periudhë në të cilën ne kemi pasur mundësi për ta drejtuar ka qenë aq e mundimshme dhe një përplasje aq e madhe midis strukturave të bujqësisë dhe të qeverisë sepse paratë e bujqësisë nuk shkonin më te fermeri dhe te blegtori por shkonin te fasadat apo zyrat luksoze të administratës së qeverisjes së Ramës. Për të distancuar është shumë e kollajshme por nuk mendoj se distancimi vjen me fjalë. As për ta denoncuar nuk kanë më nevojë njerëzit që t’iu themi se çfarë ka bërë Rama. Njerëzit sot kanë nevojë më shumë të dinë se çfarë do t’u ofrojmë ne dhe se cila është alternativa jonë. Nuk ka shumë fjalë për të thënë, është shumë e thjeshtë, mjafton t’u krijosh njerëzve mundësinë të jetojnë dhe të punojnë pa pasur hanxharin mbi kokë që janë strukturat e shtetit që janë kthyer si një kasap ndaj njerëzve, qytetarëve, fermerëve, bizneseve dhe të rinjve e të rejave. Mjafton t’u krijosh mundësinë, mjafton që shteti të jetë partner me biznesin, me qytetarin për të ndërtuar dhe për të zhvilluar infrastrukturën. Mjafton të kesh pak dashuri për njerëzit e tu. Është shumë  e thjeshtë. Mjafton të hedhësh një vëmendje për të parë dhe krijon infrastrukturën e zhvillimit në turizëm, që është një vijë bregdetare e paprekur fare. Mjafton që të krijosh një dëshirë  dhe për ta zhvilluar agroturizmin, pra të bashkuar dhe me turizmin detar dhe me bujqësinë me prodhimet vendase te cilat krijojnë jo vetëm mundësi punësimi por dhe mundësi ekonomike te qytetarët tanë. Nuk ka nevojë njëri nga ju,që ta marrë në krahë, as Edi Rama, as Lulzim Basha as Monika por përkundrazi, jeni ju që na keni mbajtur ne që të jemi këta që jemi. Na keni votuar për të qenë ne pjesë e politikës. Dhe gjëja më e paktë që duhet të bëjmë ne për ju kush është t’u krijojmë mundësinë e zhvillimit. Dhe mundësia e zhvillimit, ne kemi një eksperiencë para disa kohësh po flisja me Viktorin dhe më thonte që  për të vendosur dy varka për turizmin, për të krijuar një mundësi që njerëzit të kenë një drekë të këndshme me familjet e tyre. Nuk ma lanë asnjëherë mundësinë për ta bërë dhe nuk më lejuan asnjëherë për ta bërë një gjë të tillë. Pse ? Sepse i shikonin gjërat me syrin politik. Gjërat nuk shikohen me syrin politik. Gjërat nuk shikohen me syrin politik. Zhvillimi  ekonomik nuk ka flamur partie. Krijimi i vendeve të punës, nuk ka flamur partie. Të kesh infrastrukturën, me energji, me dritat me ujin, nuk ka flamur partie sepse unë nuk di që të ketë një socialist apo demokrat apo LSI-st që të thotë nuk ia dua as dritat, as ujin , as punën, as rrugë, por përkundrazi , të gjithë bëhemi bashkë  pavarësisht bindjeve tona politike, pavarësisht seksit që kemi apo pavarësisht edhe zonave nga të cilat vijmë. Çfarë duam? Duam që të jetojmë të qetë me familjet tona, me fëmijët tanë. Secili nga ne do që të shikojë fëmijët e vetë që i rriten, i martohen, bëhen me fëmijë . pra ky  është një cikël edhe biologjik, edhe njerëzor, që të gjithë e kanë kaluar dhe ne duam ta kalojmë. Por duam ta kalojmë me një qetësi dhe paqe familjare për të cilën ne kemi sot më shumë nevojë. Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme sot, në fakt bashkë me Kejdin kemi shëtitur në shumë Komuna dhe fshatra të Fierit, por edhe në qytete, në lagjet e brendshme te qytetit të Fierit. Dhe një nga problemet  më të mëdha që kanë sot njerëzit  nuk janë flamujt politikë, përkundrazi ndonjëherë flamujt politikë i bezdisin”, deklaroi Kryemadhi.

SHKARKO APP