Liderja e LSI, Kryemadhi: “Më 25 prill do të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes, jo te batutat e atij të gjatit”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me mbështetës të LSI në Tepelenë.

Në këtë takim Kryemadhit i ka bërë përshtypje fjala e një tepelenasi, ndërsa shton se qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit.

Më 25 prill do shkojmë të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes dhe jo te batutat e atij të gjatit.  Fjalë me mend nga një tepelenas sot, ku qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit dhe po angazhohen për të sjellë një qeverisje që kujdeset dhe ofron mundësi e punësim me dinjitet për Tepelenën”, shprehet ajo në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?