Kryemadhi flet hapur: PD-PS bashkëpunuan për rezultatin e 25 prillit
”Partia Demokratike dhe Partia Socialiste bashkëpunuan midis tyre për të vonuar sa më shumë printimin e fletës së votmit në mënyrë që të shfokusonin votuesit”. Kështu tha në emisionin ”Real Story” të gazetarit Sokol Balla, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Ajo u shpreh se për herë të parë se në historinë e zgjedhjeve fleta e votimit u printua vetëm 18 ditë para, duke mos dhënë mundësinë për t’i shpjeguar votuesve mënyrën e votimit dhe duke krijuar konfuzion, i cili solli dhe numrin e lartë të votave të pavlefshme.
”Ne e dimë shumë mirë që Partia Demokratike ka qenë një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor. A mund të më shpjegoni sesi një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor çon në KQZ listën me 251 emra? Pra, ose ke deficencë mendore ose je diabolikisht i poshtër pse e them këtë? Dhe 12 parti çojnë 153 emra, pse ti që je hartuesi i kodit zgjedhor çon 251 emra? Sepse këtu vijmë pastaj dhe tek lista përbashkët që thoni. Sepse këtu kemi vonuar dy javë fletën e votimit. Sepse KQZ-ja ja hedh poshtë, shkon në KAS 4-5 ditë”.
Sokol Balla: Ju thoni ishte u bë për të shkaktuar një vonesë të qëllimshme që të vononin, një farë rakordimi?
Kryemadhi: Patjetër, për dy javë ty të vjen vendimi i kolegjit që të kthente përgjigje, që nuk ke të drejtë e ke numrin me 153. Mbaroi, miratohet fleta e votimit me emra, dhe që është normale me emra sepse njerëzit nuk votojnë numra votojnë emra, sepse Sokol Balla nuk është numër prandaj i hape listat për të qenë njerëzit të qartë. Normal me emër, pastaj fillon Partia Socialiste, jo thotë.
Kur ti e ke të qartë në Kod Zgjedhor që duhet me emra jo thotë e duam me numra. Ata e miratojnë me emra, Partia Socialiste e ankimon në KAS, Partia Demokratike e ankimon në kolegj zgjedhor. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve mund të them jo vetëm në Shqipëri, por jam e bindur dhe në shumë vende të tjera ti ke prezente fletën e votimit të miratuar vetëm 18 ditë para zgjedhjeve.
Që çfarë do të thotë? Sa të printohet, sa të dizenjohet sa të rregullohet qytetarëve shqiptarë ti ke qenë i aftë t’i flasësh vetëm 10 ditë për procesin zgjedhor. Jo vetëm kaq, por e gjithë strategjia nuk ka qenë e ndërtuar për listat e hapura, po ka qenë e ndërtuar në shfokusimin e votuesit.