Kryemadhi: Hyrja me dy lista nuk është ndarje, por maksimalizim votash

Në një intervistë për ‘A2 CNN’ me gazetaren Alba Alishani, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi strategjinë e opozitës për të dalë në zgjedhje me dy lista. Kjo sipas saj nuk është një ndarje por taktikë për maksimalizimin e votave. Sot, tha ajo po bashkohen të gjitha bindjet politike në një front dhe programet e PD dhe LSI po shkojnë drejt harmonizimit.

Znj. Kryemadhi, po flitet për një ndarje tashmë mes jush dhe Partisë Demokratike…

Ky është një maksimizim vote. Nuk është ndarje, por përkundrazi është një bashkim. Është bashkim identitetesh. Pra, bashkohen sot të gjitha strukturat dhe bindjet politike në një front, i cili tashmë fillon dhe formalizohet nëpërmjet listave të Partisë Demokratike me aleatët e saj, listët e Lëvizjes Socialiste për Integrim me identitete dhe personalitete që i përfshihen kësaj liste për të ecur dhe për të zhvilluar 58 ditët e fundit të fushatës zgjedhore, që na ndajnë nga 25 prilli. Ka mbaruar koha që njerëzit duan të përfitojnë në kurriz të logos së partisë politike, në kurriz të logos së koalicionit. Sot njerëzit duhet të shkojnë të përfaqësojnë vlerat e tyre.
Znj. Kryemadhi ju dhe PD po prezantoni alternativat tuaja përsa i përket programeve elektorale. A mendoni ju se do duhet të harmanizoni këto programet tuaja dhe a po punohet në këtë drejtim.
Në thelb janë të njëjta. Patjetër që do të harmonizohen dhe që është punuar, dhe shumë shpejt do të njiheni me to. Ne nuk ndahemi në asnjë pikë me Partinë Demokratike, ne kemi një pikë të përbashkët: largimin e Edi Ramës, rikthimin e normalitetit, rikthimin e sundimit të ligjit, rikthimin e një klime biznesi të favorshme për të thithur dhe ftuar edhe investitorët vendas dhe të huaj, rikthimin e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri, krijimin e vendeve të punës me paga të mirëpaguara, rritjen e pensioneve, rritjen e pagave, rritjen e investimeve. Po ti shikoni programet tona janë pak a shumë e njëjta gjë, pavarësisht metodologjisë se si thuhen, janë e njëjta gjë.

SHKARKO APP