Kryemadhi sulmon Kryeministrin: Rama pa pikë turpi thotë që do të marrim punëtorë nga Bangladeshi e Pakistani se shqiptarët janë dembelë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ndal sot në Peqin, ku zhvilloi takime me qytetarët, ndërsa na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi deklaratat e kryeministrit për mundësinë e ardhjes së punëtorëve nga Bangladeshi apo vende të tjera, Kryemadhi theksoi se Edi Rama ka një urrejtje për qytetarët shqiptarë dhe do që të zhdukë historinë.

Dhe nga ana tjetër, absurditeti tjetër pastaj që ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. Ky ndjen neveri për çdo gjë që është shqip.

Ndaj ajo që dua të theksoj edhe që është problematike është urrejtja që ky njeri ka për qytetarët e tij, e ka treguar tashmë”, tha Kryemadhi.

“Kemi një Kryeministër i cili ka një urrejtje patologjike për njerëzit e tij, se mjafton të dëgjosh dy deklarata absurde, kriminale, sikurse është e para që kush nuk me voton mua, kush nuk më përkrah mua nuk bën vaksinën, sikur i ka vaksinat e veta ky. Ky edhe mjek, edhe infermier, edhe farmacist, të gjitha i bën ky dhe bën një kërcënim të tillë haptas, që për hir të së vërtetës, po të kishte një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur, gjëja e parë që do të bënte do të ishte jo vetëm largimi nga detyra, por do ta merrte dhe të pandehur për shantazh dhe për gjenocid, sepse në një farë mënyre ky është një gjenocid politik”, shtoi ajo.

SHKARKO APP