Kryemadhi i përgjigjet kryeministrit dhe u bën thirrje qytetarëve: Në prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se sot në vendin tonë ka më pak punë dhe më shumë emigracion, ndërsa shtoi se gjerat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kryemadhi tha se Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë.
Mes të tjerash ajo u bën thirrje qytetarëve që në 25 prill ta çojnë Edi Ramën në shtëpi.
Postimi i Monika Kryemadhit në Facebook:
Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë.
-73 Ditë #ShqipëriaShtëpiaJuaj 🌹