Kryemadhi: Kryeministri në ikje është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar mitingun e saj përmbyllës në qarkun e Fierit.
Megjithëse një kohë me shi, mijëra qytetarë të qarkut të Fierit kanë sfiduar kohën duke krijuar një atmosferë entuziaste.
Me thirrjet me Monikën kryedeputete 6 mandate për numrin 6, Fieri ka përmbyllur në mënyrë spektakolare fushatën për këtë qark.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se Kryeministri në ikje, i cili ka mbushur fasadat e të gjithë Shqipërisë me fytyrën e tij të mbuluar, sepse nuk ka guximin të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, sepse është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve.
Fjala e Kryemadhit
Përshëndetje Fieri, përshëndetje të rinj dhe të reja nga Fieri, përshëndetje gjyshe, nëna, baballarë, përshëndetje zemrat e vogla të Fierit, që edhe në këtë ditë me shi, fëmijët tuaj kanë ardhur këtu me ju. Ky është detyrimi më i madh, që ka LSI-ja. LSI-ja ka një borxh dhe një detyrë të madhe për fëmijët e vegjël, për të gjithë këta vogëlushë që sot janë këtu. Ata janë këtu sot me ju, me prindërit e tyre. Janë këtu me ju, sepse ju besoni tek LSI-ja. Fëmijët tuaj janë me ju, vajzat e vogla, djemtë tuaj të vegjël, janë këtu me ju, sepse ju e dini që LSI-ja e mban fjalën. Sepse ju e dini që LSI-ja do ta bëjë Shqipërinë shtëpinë tuaj, shtëpinë e shqiptarëve.
Motra dhe vëllezër, vij nga një takim madhështor i Vlorës. Vij nga një takim ku të rinjtë dhe të rejat e Vlorës me ekipin drejtues e bëjnë LSI-në fituese në Vlorë. Energjia që merr nga takimet tona, energjia që merr nga dashuria juaj, energjia që marrim nga familjet tuaja, është detyrimi i LSI-së, detyrimi më i madh për të çuar deri në fund angazhimin e saj, për të sjellë ndryshimin dhe të përmbysim tranzicionin e kalbur, që ka zënë sot Shqipërinë.
Kryeministri në ikje, i cili ka mbushur fasadat e të gjithë Shqipërisë me fytyrën e tij të mbuluar, sepse nuk ka guximin të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, sepse është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve. Ai ka zaptuar sot çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, ai ka zaptuar sot çdo moment të jetës shqiptare. Por ai më 25 prill, do të largohet duke marrë votën tuaj për numrin 6 në kutinë e votimit, sepse ju do të votoni për këtë ekip të mrekullueshëm. Do të votoni për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e Fierit, të Roskovecit, të Patosit, të Lushnjes, të Divjakës.
Unë e them gjithmonë që LSI-ja i ka borxh Fierit. I ka borxh, sepse sot kemi një shkatërrim të Fierit. Sepse ne kemi me qindra dhe mijëra djem dhe vajza fierakë që janë larguar nga Fieri, për të mos u kthyer më. Sepse nuk kanë mundësi për të punuar, nuk kanë mundësi për të pasur një punë të mirëpaguar, nuk kanë mundësi për t’u arsimuar, edhe pse nxënësit e Fierit kanë qenë në universitetet shqiptare dhe në botë, nxënësit më të shkëlqyer. Të rinjtë e Fierit janë larguar sepse nuk shikonin dhe nuk shikojnë të ardhme. Por jam e bindur, që me Kejdin, Klajdin, Renaton, Besin, Maringlenin, djemtë dhe vajzat që janë këtu, ne do të sjellim ndryshimin.
Kryemadhi: Shqipëria nuk ka nevojë për punëtorë nga vendet e huaja por ka nevojë të rrisë pagat e punëtorëve shqiptarë
Jam e bindur që me pjekurinë e Benit, të Adit, Lusidës, të Blertës, të Almës, të Sarës, ne do të dimë të drejtojmë Fierin. Jo rastësisht e lashë në fund Emiljanon. Ndoshta jo të gjithë e njihni Emiljanon, por unë ndryshe nga të gjithë kandidatët e tjerë, do t’i kushtoj vetëm një fjali Emiljanos. E kam njohur Emiljanon në Frakull, i cili sa kishte ardhur, kishte qenë duke punuar me traktor. Dhe unë e vlerësova sepse thashë një djalë i ri punon me traktor, por e vlerësova akoma më shumë, u ndjeva jo vetëm e surprizuar por kur Nori më tha që Emiljano është me shkollë të lartë dhe ditët e tjera punon inxhinier ajo ishte kënaqësia dhe krenaria ime më e madhe. Kuptova në atë moment nuk ka dembela që rrinë në kafe si thotë Edi Rama. Në Shqipëria ka djem dhe vajza punëtorë që e duna vendin, e duan tokën, e duan familjen, e duan Shqipërinë, e duan flamurin. Shqipëria sot nuk kanë nevojë për punëtorë që të vijnë nga vendet e tjera. Shqipëria sot ka nevojë për t’u rritur pagën punëtorëve të saj. Shqipëria sot ka nevojë për t’ju ulur taksat qytetarëve të saj. Shqipëria sot ka nevojë për të rritur standardin e jetesës së familjeve shqiptare.
Shqipëria sot ka nevojë për të krijuar më shumë hapësira, më shumë fuqi ekonomike për gratë dhe kryefamiljaret tona. Shqipëria sot ka nevojë për forcën e gruas dhe të vajzës. Jo vetëm në politike por dhe në zbatimet e saj. Shqipëria sot ka nevojë për djemtë e saj, për burrat e saj sepse sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për njeri tjetrin. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë t’i japim dorën njeri tjetrit sepse duke qenë solidar, ne jemi socialistët e vërtetë, ne jemi ata që mbajmë flamurin e kuq, ne jemi ata që nuk tradhtojmë njerëzit tanë. Ne jemi ata që mbajmë premtimet dhe ne jemi ata që i mbajmë njerëzit dhe i qëndrojmë angazhimeve. Prandaj unë ju ftoj që në 25 prill të gjithë siç jemi. Dhe të mos ndalojmë asnjë ditë, shtëpi më shtëpi, familje për familje, mik për mik, shok për shok, çdo njëri që takojmë në rrugë, mos të ndalojmë asnjë moment, asnjë sekondë, më 25 prill drejtohuni kutive të votimit për të votuar numrin 6, për të votuar LSI.