Kryemadhi: LSI ka gjithmonë dyert e hapura për këdo që dëshiron të jetë pjesë e vendimmarrjes

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu bëri thirrje grave dhe vajzave që të bëhen pjesë e politikës dhe të LSI-së.

Ajo theksoi se kjo nuk do të jetë vetëm për fasadë, por që roli i tyre të jetë vendimmarrës.

Teksa publikon dhe një foto-album nga takimi i sotëm në njësisë nr. 7 në kryeqytet, Kryemadhi shprehet në rrjetet sociale se LSI ka gjithmonë dyert e hapura për këdo që dëshiron të jetë pjesë e vendimmarrjes.

“Sot në Njësinë Nr 7 të Tiranës me Klajdën, Arjanën dhe shumë gra dhe vajza të jashtëzakonshme që sapo janë bashkuar me LSI! Mes tyre gjeta energji për jetën, për të ardhmen, për ndryshimin!

Profesioniste të reja, eksperte në fushat e tyre që dëshirojnë të kontribuojnë nëpërmjet angazhimit politik, për familjen dhe për vendin!

LSI ka gjithmonë dyert e hapura për këdo që dëshiron të jetë pjesë e vendimmarrjes. Unë besoj se gratë e Shqipërisë do të dinë të bëhen bashkë për t’i dhënë goditjen e fortë regjimit të Edi Ramës dhe për të hapur një kapitull të ri.

Që Shqipëria të kthehet nga një vend prej ku fëmijët e tyre emigrojnë, në një vend me më shumë vende pune, me paga të mirëpaguara, me normalitet dhe mundësi, në një vend të denjë që brezat e ardhshëm ta bëjnë shtëpi. Shqipëria, Shtëpia Juaj”, shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sot në Njësinë Nr 7 të Tiranës me Klajdën, Arjanën dhe shumë gra dhe vajza të jashtëzakonshme që sapo janë bashkuar me…

Pubblicato da Monika Kryemadhi su Domenica 8 novembre 2020

SHKARKO APP