Kryemadhi mbledh strukturat në Korçë: LSI nuk ka më kufij, LSI është sot e të rinjve dhe të rejave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari ka mbledhur strukturat e partisë në Korçë. Në fjalën e saj, ajo tha se rinia është larguar dhe se investimet janë të pakta. Teksa shpërndau kartat për anëtarësimet e reja në LSI, Kryemadhi pati një falënderim edhe për kreun e ri të LSI-së për Korçën, për Petrika Melen për të cilin tha se:

”Në fakt falenderimi im nuk do të shkojë vetëm për Petrikën, sepse Petrikën e kemi falënderuar më 18 janar, kur bëmë takimin me të rinjtë në kinema, me 600 të rinj. Por do doja që falënderimin tim ta çoja për ato vajza dhe djem të rinj, që deri dje ishin skeptikë për politikën, për ata intelektualë që Korçës nuk i mungojnë, por nganjëherë politika dhe qeveritë i harrojnë njerëzit me meritë”,- u shpreh kryetarja e LSI-së.

Nga ana tjetër, ajo tha se LSI-ja nuk ka më dyer dhe se kjo parti është pa kufij. ”LSI-ja është e të rinjve dhe të rejave, është e njerëzve intelektualë, është e korçarëve qytetarë, e kujtdo njeriu që kërkon të ndryshojë realitetin, që kërkon të ndryshojë këtë varfëri psikologjike, sociale, njerëzore, ekonomike dhe duke ndryshuar jo duke i dhënë votën një partie politike, por duke i dhënë votën të rinjve dhe të rejave, duke i dhënë votën përfaqësimit të qyteteve, duke i dhënë votën asaj që ju doni të përfaqësoheni, jo vetëm në Parlament, por kudo”,-tha Kryemadhi.

Fjala e Monika Kryemadhit

Mirë se ju gjeta! Petrika faleminderit. Në fakt falenderimi im nuk do të shkojë vetëm për Petrikën, sepse Petrikën e kemi falënderuar më 18 janar, kur bëmë takimin me të rinjtë në kinema, me 600 të rinj. Por do doja që falënderimin tim ta çoja për ato vajza dhe djem të rinj, që deri dje ishin skeptikë për politikën, për ata intelektualë që Korçës nuk i mungojnë, por nganjëherë politika dhe qeveritë i harrojnë njerëzit me meritë, me vlera, me ngritje profesionale, të cilët janë faktikisht elementë për një vend që do të zhvillohet.

Ndryshe nga herët e tjera, unë do ta prish traditën në Korçë, sepse ne i shpërndajmë kartat e anëtarësisë pas fjalës, por unë e ndjej veten jo vetëm të respektuar, por edhe të mirëpritur jashtëzakonisht shumë dhe të vlerësuar si Kryetare e LSI-së, për shkak të afrimit dhe të kontributit që do të japi i gjithë ky grup të rinjsh dhe të rejash, të cilët kanë ardhur në LSI, e gjejnë veten në LSI, edhe pse herë pas here ne ju kemi mbyllur dyert pa dashje apo dhe me dashje. Por sot, e tha dhe Endriti, LSI-ja nuk ka më dyer. LSI-ja nuk ka më mure. LSI-ja nuk ka më kufi. LSI-ja është pa kufij.

LSI-ja është e të rinjve dhe të rejave, është e njerëzve intelektualë, është e korçarëve qytetarë, e kujtdo njeriu që kërkon të ndryshojë realitetin, që kërkon të ndryshojë këtë varfëri psikologjike, sociale, njerëzore, ekonomike dhe duke ndryshuar jo duke i dhënë votën një partie politike, por duke i dhënë votën të rinjve dhe të rejave, duke i dhënë votën përfaqësimit të qyteteve, duke i dhënë votën asaj që ju doni të përfaqësoheni, jo vetëm në Parlament, por kudo.

Në fakt fjalët e mia tashmë janë të tepërta, por do doja që nëpërmjet jush nga qyteti i Korçës të komunikonim me të gjithë të rinjtë dhe të rejat në të gjithë Shqipërinë. Por jo vetëm me ta, edhe me familjet, me prindërit, me ata intelektualë që ndihen të lodhur, të ndrydhur, me atë shtresë gri të shoqërisë shqiptare që nuk kanë besim te politika, me mësuesit në shkollat e fëmijëve tanë, me pedagogët në universitete që sot i kanë dyert e universitetit të mbyllura thjesht me një vendim interneti mund ta quajmë, me mjekët nëpër spitale të cilët përballen jo vetëm me keq menaxhimin e pandemisë, por edhe me shumë probleme të tjera, me keq menaxhimin e sistemit shëndetësor.

Me të gjitha ata profesionistë të cilët duan të ushtrojnë profesionet e tyre, por e kanë të pamundur. Me të gjitha ata të papunë, që çdo ditë humbasin mundësinë për të krijuar mundësi ekonomike për familjet e tyre.
Komunikimi nga qyteti i Korçës do të ishte shumë domethënës për ne si LSI. Shumë nga Tirana, nga Durrësi, që i takuam edhe sot në mëngjes, vijnë dhe kalojnë fundjavën në Korçë dhe e shikojmë ditën e shtunë dhe të dielë qytetin e Korçës dhe ndihemi mjaft të respektuar me mikpritjen korçare.

Ndihemi mjaft të respektuar me atë traditë që herë pas here në qytete urbane të zhurmshme, të mëdha, të ndotura, na mungon kjo mikpritje dhe kjo dashuri familjare. Por në fakt diskutonim mbrëmë në darkë, kur futesh thellë në lagjet e Korçës, gjithë ai shkëlqimi që ne shikojmë në ditët e fundjavës, zbehet, errësohet për shkak të mungesës së infrastrukturës, për shkak të mungesës së punësimit, për shkak të mungesës së shumë gjërave të tjera të jetës së përditshme që i mungojnë familjes korçare. Për të mos vazhduar pastaj e për t’u futur në fshatrat e qytetit të Korçës.

SHKARKO APP