Kryemadhi: Me Kodin e ri Zgjedhor, opozita e bashkuar fiton 100 deputetë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot përpara gazetarëve se opozita e bashkuar fiton 100 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit me Kodin e ri Zgjedhor të bërë nga mazhoranca socialiste.

Ajo deklaroi se fuqia e opozitës është e jashtëzakonshme kundër pesë njerëzve, që sipas saj, po grabisin Shqipërinë.

Të jeni të bindur që fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e grupimeve të të majtës dhe të djathtës, që nuk është thjesht një strukturë e majtë apo e djathtë, por është gjithë fuqia e spektrit politik ndaj një grupi me pesë vetë, që po grabit Shqipërinë. Deri më 5 dhjetor, kur do të jetë Konventa e LSI, që do të marrë dhe vendimin për të vazhduar më tej, nuk mund të flas. Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse qëllimi i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale. Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri. Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?