Kryemadhi me të rinjtë në Përrenjas: Kemi pesë prioritete që kanë të bëjnë me xhepin e qytetarëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi këtë të enjte ndodhet në Përrenjas, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë.  Sipas Kryemadhit, në Rrajcë, në Qukës, në Hotolisht kanë problematikë largimin e të rinjve, ”sepse mungesa e shpresës, mungesa e punësimit, mungesa e mundësive për të pasur një vend pune të mirë paguar, kur ndërkohë nga eksperiencat tona ne kemi shumë të rinj dhe të reja nga Përrenjasi, studentë ekselentë të universitet në Tiranës, dhe probabiliteti që ata të vijnë te jetojnë dhe të punojnë këtu në Përrenjas është zero”.

Nga ana tjetër, ajo tha se shqiptarët duan ushqim, duan garanci për fëmijët e tyre, duan standard jetese, duan që t’ju japin njerëzve një mundësi që të kenë më shumë hapësira, më shumë mundësi punësimi, më shumë komoditet.

”Ajo që është sot më e rëndësishmja për ne është që ne krijojmë emergjenten e cila është e menjëhershme dhe kemi dhe vizionin për të ardhmen që tju garantojmë të ardhmen fëmijëve të shqiptarëve sot. Fëmijët e shqiptarëve po largohen sepse nuk kanë asnjë mundësi, asnjë alternativë. Nuk duan të krijojnë familje në Shqipëri se nuk kanë arsim për fëmijët e tyre, nuk kanë shëndetësi”,-tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

Ne sot jemi këtu në Përrenjas dhe të qenurit buzë këtij liqeni që është shumë i bukur, por nga ana tjetër shikon komplet një realitet tjetër, edhe Miranda, edhe Suzi janë të dyja vajza të Përrenjasit, kanë jetuar, jetojnë këtu dhe e dinë mjaft mirë sesa e vështirë është për çdo qytetar për t’u përballuar me problematikat që ka ky qytet, e sidomos për të rinjtë. Ne kemi qenë në Rrajcë, në Qukës, në Hotolisht dhe një nga problematikat më të mëdha të njerëzve është largimi i të rinjve, sepse mungesa e shpresës, mungesa e punësimit, mungesa e mundësive për të pasur një vend pune të mirë paguar, kur ndërkohë nga eksperiencat tona ne kemi shumë të rinj dhe të reja nga Përrenjasi, studentë ekselentë të universitet në Tiranës, dhe probabiliteti që ata të vijnë te jetojnë dhe të punojnë këtu në Përrenjas është zero.

Kështu që ne na duhet të krijojmë hapësirat dhe mundësitë e zhvillimit të zonës. Ashtu sic je vetëm një orë e gjysmë larg Tiranës, ashtu mund të jesh edhe shumë pranë Tiranës me ekonominë, me mundësitë që u ofron njerëzve dhe me zhvillimin. Ajo që është më e dhimbshme është se shumë të rinj dhe të reja, por edhe shumë burra nga Përrenjasi shkojnë dhe punojnë në Maqedoninë e Veriut, pra shohin atje kushte më të mira punësimi sesa këtu në vendin e tyre. Ne kemi filluar takimet në mbarë Shqipërinë, ku edhe kemi prezantuar programin tonë ‘Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve’, dhe kjo është e domosdoshme, sepse lidhja emocionale që gjithsecili prej nesh krijon me vendlindjen, me vendin, me shtëpinë e tij është më e fortë ndonjëherë se ndjenja e pushtetit apo edhe ndjenja e parasë.

Të dyja së bashku lidhja midis shtëpisë dhe familjes dhe emocionit janë shumë të rëndësishme. Ne në programin tonë kemi pesë prioritete, që kanë të bëjnë me ndihmën e menjëhershme në xhepin e qytetarëve, ku njëra prej tyre është se 5 për qind të shpenzimeve do tu rimbursohen qytetarëve. Por në fakt ka pasur edhe shumë skepticizëm nga disa njerëz që thonë: Po ku do ti gjeni paratë ju? Është shumë e thjeshtë. Njerëzit shpenzojnë dhe për ato që shpenzojnë, ti ua kthen menjëherë mbrapsht. Pra, çdo para që derdhet në buxhetin e shtetit, automatikisht ti e bën nëpërmjet kartave, apo llogarive bankare, apo aplikacionit në telefon. Bankat e nivelit të dytë janë të gatshme për ta bërë këtë gjë.

Sepse të vetmit njerëz që janë skeptikë për këtë skemë janë ata njerëz, që janë informalë, janë ata që vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë, sepse çdo gjë që shqiptarët blejnë me para në dorë, si ta marrin si të mos ta marrin kuponin tatimor taksën, TVSH-në e kanë brenda. E vetmja mënyrë kush është? Janë 10 persona, bashkë me administratën tatimore, të cilët janë të korruptuar, ose nuk duan ta bëjnë këtë gjë dhe shmangin këtë skemë, duke rritur kështu edhe evazionin fiskal, ndërkohë që të gjithë shqiptarët në momentin që do të marrin 5 për qind të shpenzimeve të tyre, buxhetit të shtetit i rritet qarkullimi ekonomik, duke krijuar kështu mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, të investimeve të reja, rritjes së pensioneve për qytetarët etj.

Kemi edhe Taksën për të Ardhmen, apo taksën e arsimit, 1 për qind për VIP-at apo për bizneset e oligarkëve. Kjo taksë do të shkojë për universitetet, për arsimin. Sepse ne kemi nevojë për ekonomistë të zotë, për ekonomistë të ditur, dhe jo për ekonomistë mediokër që mesa duket kanë ngelur disa herë në degën e Financës dhe ngatërrojnë depozitat bankare me fondet e investimit. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe, prandaj edhe ekonomia shqiptare sot lëngon, prandaj ekonomia shqiptare është në limitet e mbijetesës, është drejt falimentimit total, prandaj borxhi i shqiptarëve është më i larti në rajon, për shkak se kemi këta njerëz të paaftë.

I sfidoj çdo ekonomist të më dalë dhe të më thotë kush janë dhe sa kompani shqiptare janë sot në bursën ndërkombëtare. Ata janë mësuar të bëjnë propagandë me batuta. Por shqiptarët nuk hanë batuta. Shqiptarët duan ushqim, duan garanci për fëmijët e tyre, duan standard jetese, duan që t’ju japin njerëzve një mundësi që të kenë më shumë hapësira, më shumë mundësi punësimi, më shumë komoditet. Ajo që është sot më e rëndësishmja për ne është që ne krijojmë emergjenten e cila është e menjëhershme dhe kemi dhe vizionin për të ardhmen që tju garantojmë të ardhmen fëmijëve të shqiptarëve sot. Sepse fëmijët e shqiptarëve po largohen sepse nuk kanë asnjë mundësi, asnjë alternativë. Nuk duan të krijojnë familje në Shqipëri se nuk kanë arsim për fëmijët e tyre, nuk kanë shëndetësi.

Duke krijuar këtë rikuperim të menjëhershëm, të buxhetit dhe të rikthimit në formalitet pa luftë titanësh, por rikthimit në formalitet të ekonomisë shqiptare, në miqësi midis biznesit, shtetit dhe konsumatorit ne kemi mundësi për të rritur qarkullimin ekonomik në buxhetin e shtetit, në ekonomi, në ekonominë shqiptare dhe për të krijuar hapësira investimi në arsim. Unë jam shumë e kënaqur dhe kam një ndjesi shumë të mirë sa herë vij në Përrenjas. Janë disa gjëra që ne i kemi të krijuara edhe në aspektin edhe profesional por dhe politik. E rëndësishme është që tashmë ne duhet ta largojmë opinionin publik, ti largojmë qytetarët nga propaganda por ti kthejmë në realitet. Sepse në fund të fundit unë jam e bindur se pjesa më e madhe e juaja duan të ikin se nuk kanë të ardhme. Prandaj ne duhet të krijojmë hapësira pafund

SHKARKO APP