Kryemadhi mirëpret në LSI pedagogen e ekonomisë e rikthyer nga Italia: Shqipëria ka nevojë për njerëz si Ada Spiru

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i uron mirëseardhjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në familjen politike të LSI-së, pedagoges së ekonomisë, Ada Spiru, që rikthehet në atdhe pas jetës që ajo zhvilloi për vite me radhë në Itali.

“Ada është durrsake, pedagoge ekonomie që pas shumë vitesh studimi dhe jete në Itali, ka vendosur të rikthehet këtu në vendin e të parëve. Kënaqësi që bashkë me Adën ndamë ide të përbashkëta për sa i përket gjendjes aktuale ekonomike dhe zhvillimit të mëtejshëm të Durrësit.  Shqipëria ka nevojë për njerëz si Ada, intelektualë dhe profesionistë të rinj që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe që janë të gatshëm të angazhohen për ta bërë Shqipërinë shtëpi.  Mirëserdhe Ada, në Shqipëri dhe në LSI. Shqipëria, Shtëpia Juaj! Shqipëria, Shtëpia e të rinjve! LSI, Bashkohu edhe ti?!”, shprehet në mesazhin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ada është durrsake, pedagoge ekonomie që pas shumë vitesh studimi dhe jete në Itali, ka vendosur të rikthehet këtu në…

Pubblicato da Monika Kryemadhi su Domenica 25 ottobre 2020

SHKARKO APP