Kryemadhi në Kamëz: Problemi është tek ndryshimi, të ftojmë njerëzit që të votojnë (VIDEO)
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mëngjesin e kësaj të marte u takua me bizneset në Kamëz, ku shpërndau programin e LSI-së.
Banori: Shyqyr që erdhët këtu se na e ka pirë gjakun kjo qeveri! Dhe do të fitojmë më 25 prill.
Monika Kryemadhi: Nuk është problemi te fitorja më shumë se sa tek ndryshimi. Ne më 25 prill duhet të ftojmë njerëzit që të shkojnë të votojnë në kutitë e votimit dhe të shprehin votën e tyre për atë që i përfaqëson ata më mirë.
Ne po shpërndajmë programin e LSI-së, i cili ka të bëjë me pesë prioritete. Ka të bëjë me ju që jeni biznese të vogla, që kjo qeveria ju ka mbytur në taksa, t’jua ulim taksat dhe sa më shumë ua ulim taksat juve, aq më shumë ulen çmimet për konsumatorët shqiptarë. Sa më shumë ulen çmimet, aq më shumë dhe konsumojmë, aq më shumë fitojnë familjet.
Ne këtu jemi në zonën e Kamzës ku kemi Përparim Spahiun, Faik Bashën, Nora Malajn, që do ta përfaqësojnë më së miri LSI-në. Por, unë do të dëshiroja që më 25 prill të shkoni të votoni sa më shumë që të keni mundësi. Votoni kandidatin që ju pëlqen më shumë, por vetëm jo ata që ju kanë rritur taksat, ata që ju kanë rritur çmimet.