Monika Kryemadhi në Kamëz: Të largojmë të keqen e përbashkët, “virusin Rama”, më i rrezikshmi se gjithë viruset e tjera

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të martë është takuar me gra dhe vajza në Kamëz. Kryemadhi u shpreh se angazhimi i grave dhe vajzave në këtë bashki është një vlerë e shtuar për LSI-në dhe opozitën.

“Angazhimi i grave dhe vajzave në Bashkinë e Kamzës është një motiv për ne. Keni edhe një mundësi të madhe, pasi këtu keni edhe doktoreshë Saimirën, e cila për hir të së vërtetës, ne ishim para disa ditësh bashkë në Shkodër, ku zhvilluam disa takime të jashtëzakonshëm, por ai entuziazëm dhe ai emocion që ne na përshkonte në Shkodër, që nga ajo ditë ka filluar një entuziazëm në të gjithë Shqipërinë. Kjo është java e katërt dhe në fakt do vijnë duke u zvogëluar ditët që nga dita e zgjedhjeve. Tanimë nuk ka më numërim, por i llogarisim me të diela, por më i rëndësishëm këto kohë është kontakti me njerëzit, bashkëbisedimi me ta dhe përgatitja e qytetarëve për të vajtur drejt kutive të votimit më 25 prill”,- tha kryetarja e LSI.

Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama totalisht i paaftë për menaxhimin e situatës ku ndodhet sot vendi.

Në fakt dëgjojmë rëndom se si artikulohet dhe thuhet që Shqipëria po buzëqesh, por e vetmja buzëqeshje që ne shohim është ngërdheshja e Kryeministrit tonë në maskën në fytyrë, sepse edhe vetë ai nuk është i lumtur dhe i gëzuar për shkak të situatës që e ka krijuar ai vetë. Një kryeministër i cili ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë atë dhe sot normalisht që do të jetë totalisht i paaftë për të përballuar dhe menaxhuar një situatë të tillë prej pandemisë por edhe pas tërmetit”,- tha kryetarja e LSI.

SHKARKO APP