Kryemadhi në Lezhë: Do t’u japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të partisë në qytetin e Lezhës.

Kryemadhi ka folur për uljen e opozitës në dialog me opozitën për reformën zgjedhore dhe e cilësoi atë si një dakordësi për të përcaktuar rregullat e lojës elektorale. “Marrëveshja është dakordësim për t’u përballur me krimin e organizuar. Do t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reforma zgjedhore është pika e fundit që ne si opozitë mbyllim detyrimet tona ndaj BE”,- tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u ndal dhe në problemet me të cilat po përballen qytetarët e Lezhës dhe gjithë vendit.

SHKARKO APP