Kryemadhi në Sarandë: Të çojmë Ramën në Bangladesh dhe shqiptarët të punojnë këtu

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur në qytetin e Sarandës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë. Në fjalën e saj, kryetarja e LSI-së nuk ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “të merren punëtorë nga Bangladeshi”.

“Ta çojmë Ramën në Bangladesh, dhe të mbajmë shqiptarët, t’u japim shansin që të punojnë, të arsimohen sepse shanset e mundësitë janë pa fund”, tha Kryemadhi.

Ringjallja do të sjellë dhe ringritje të shqiptarëve, se na ka zënë frikë me fjalën rilindje, por do të sjellin atë Shqipëri që shqiptarët kanë ëndërruar, për një Shqipëri Europiane”, ka thënë më tej kryetarja e LSI-së në Sarandë.

SHKARKO APP