Kryemadhi: Negociatat më të rëndësishme, të rishikohet ligji i taksave
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp me gazetarët është shprehur se qeveria e Rilindjes, në vend të shpresës ka shtuar ankthin. Sipas saj, duke ju referuar edhe raproteve dhe statistikave, Shqipëria është vendi më i varfër në rajon. Nga ana tjetër, Kryemadhi i bëri thirrje të gjithëve që të kthehen në Shqipëri dhe të marrin në dorë fatet e tyre. Sipas saj, fajtore për largimin e shqitparëve nga vendi është qeveria.
Kryemadhi tha se qytetarët shpresuan tek Rilindja, por sot sipas saj vendi është përballë sfidës së mbijetesës dhe u bëri thirrje qytetarëve të larguar që të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e vendit. Ajo kërkoi rikthimin e ligjit për taksat në Parlament.
“Vite më parë, qyetarët shpresuan tek Rilindja. Sot jemi përballë një sfide të madhe, sfidës së mbijetesës. Sot brezi i ri po largohet nga Shqipëria. Shqiptarët duhet të ktheheshin dhe te marrin në dorë fatet e tyre. Sot Shqipëria është një nga vendet më të varfra. Flasin për reforma, por 90% e shqiptarëve vuajnë për kafshatën e bukës. Paketa anti-varfëri është paketa që ka propozuar LSI dhe përmes saj do ulet varfëria. Të rikthehet ligji për taksat në Parlament, pasi taksat e larta falimentojnë bizneset. Në dy muaj, 2500 biznese kanë bërë aplikimin për mbyllje, pasi nuk përballojnë taksat”- tha Kryemadhi.
Ajo tha se ashtu si me ligjin për vettingun në polici, i ofrojnë qeverisë paketën e tyre antivarfëri.
“Kjo qeveri nuk beson tek shqiptarët, duke mos besuar tek shqitparët kemi parë se ka importuar shumë “mendje të ndritura” për të qeverisur shqiptarët. Por ne i ftojmë ata që të diksutojmë me ta, i ofrojmë atye paketën antivarfëri ashtu sic bëmë me ligjin për policinë e shtetit. Për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë, ka shumë rëndësi nxjerrja nga varfëria e 200 mijë familje shqiptare sesa pushteti i një grupi bnjerëzish. Propozojmë të rikthehrt në parlament ligji për taksat. Kjo është çështje egoje personale e Edi Ramës dhe asnjë fjalë e dhënë ndaj oligarkëve shqiptarë, por është cështje e mbijetesës së bizneseve shqiptare që taksat e larta i cojnë drejt shpërbërjes së tyre”- u shpreh Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

