Kryemadhi: Nëse ka mocion LSI mund të rrëzojë Edi Ramën, i marrim 7 deputetë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri sot një deklaratë surprizë për zhvillimet politike. Ajo deklaroi se nëse LSI-ja nëse do të kishte një mocion ndaj Edi Ramës mund të merrete 7 deputetë të Partisë Socialiste.

Kryemadhi komentoi sot në emisionin “Opinion” edhe largimet e disa këshilltarëve të LSI. Ajo tha se gjithë ata që kanë ikur këto ditë në fakt e kanë deklaruar largimin shumë muaj dhe vite me parë nga LSI. Ajo foli për një strategji të PS dhe Rilindjes për të dëmtuar imazhin e LSI.

VIDEO/INTERVISTA LIVE E KRYEMADHIT NË OPINION

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1565789980200405/

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pyetur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan nëse ka një flirt mes partisë së saj dhe PS-së së Edi Ramës në prag të zgjedhjeve lokale. E pyetur nëse ka ndonjë flirt politik mes LSI dhe PS, Kryemadhi mohoi prerazi se nuk ka asnjë lëvizje “underground” në këtë drejtim.

“Nëse do të ishim të prirur për të pasur flirtim apo bashkëpunim me kartelin e drogës dhe grupet kriminale, atëherë s’kishim pse të dilnim më vete në zgjedhje. Me socialistët e ndershëm kemi komunikim, por s’kemi asnjë komunikim me lidershpin e PS-së”, – tha Kryemadhi e cila shtoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me Edi Ramën pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?