Kryemadhi nga Bradasheshi: Mungesa e vendeve të punës dhe infrastrukturës, probleme kryesore të zonës

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi një takimin me banorët në Bradashesh, nga ku u shpreh se mungesa e vendeve të punës dhe infrastrukturës, jane probleme kryesore të zonës.

“Mikpritja që na kanë bërë banorët e Bradasheshit ka qenë e jashtëzakonshme dhe unë ju jam shumë mirënjohëse. Problematikat kryesore që ngrenë njerëzit janë jo vetëm mungesa e transportit për të shkuar në qytet qoftë për të marrë një certifikatë, problematikat që kanë me ndotjen e Kombinatit. Pastaj është mungesa e vendeve të punës, mungesa e hapësirave për të zhvilluar një biznes, taksat e larta, hapësira në mënyrë të tillë që secili të ketë kismetin dhe riskun e vet ku i thonë, për të punuar dhe për të jetuar. Sepse është ajo që e kemi të domosdoshme për në jetën e përditshme, për të qenë prezent edhe për të mbajtur familjen. Sepse sot në 2021 njerëzit diskutojnë për të mbajtur familjen me punë dhe duke mbajtur familjen me punë e mban edhe me bukë.
Unë isha qëparë në Papër në disa familje, ku bëmë disa takime. U takuam me banorët, ku problem kryesor kishin çështjen e prodhimeve vendase, ku nuk kanë treg ku t’i shesin, e kanë të pamundur. I mbysin importet e produkteve të tera që vijnë nga jashtë, qoftë për mishin, zarzavatet, qumështin e kështu me radhë. Dhe ata detyrohen që jo vetëm të shesin gjënë e gjallë, por fëmijët e tyre janë larguar nga vendi. E njëjta gjë është kudo në të gjithë Shqipërinë dhe jam e bindur që edhe këtu janë këto probleme”, theksoi Monika Kryemadhi.

SHKARKO APP