Kryemadhi: Nga politikat e Edi Ramës mbi supet e Annelias rëndojnë mbi 14 mijë euro borxhe
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi teksa publikon një foto nga një bashkëbisedim me një vogëlushe, shprehet se fjalët e saj të çlirëta për ëndrrat e së ardhmes, janë më të rëndësishme se demagogjia e politikës së Rilindjes.
Sipas saj, nga politikat e Edi Ramës mbi supet e Annelias rëndojnë mbi 14 mijë euro borxhe.
“Fjalët e saj të çlirëta për ëndrrat e së ardhmes janë më të rëndësishme se demagogjia e politikës së Rilindjes.
Paaftësia dhe korrupsioni po rëndojnë edhe në shpatullat e njoma të saj.
Sot nga politikat e Edi Ramës mbi supet e Annelias rëndojnë mbi 14 mijë euro borxhe. Por si për të, ashtu edhe për çdo fëmijë shqiptari që lind.
Duhet të ndryshojmë qasjen ekonomike, duhet të çlirojmë tregun, duhet të reformojmë arsimin, si detyrim ndaj këtij brezi të mrekullueshëm. ?”, shprehet Kryemadhi.